Finalizohet operacioni “Shtetësia”, 2 persona bien në pranga. Armando Kitai 52 vjeç dhe Fatina B. 25 vjeçe. Mashtruan 25 persona duke u marrë 40 mijë euro.
Sipas policisë këta persona i mashtronin njerëzit duke u premtuar shtetësinë Bullgare. Këtyre shtetasëve u sekuestruan 2 celularë dhe 112 dokumenta të falsifikuara si: Certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe Pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”./AlpeNews.al


