Eshte arrestuar diten e sotme nje 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Policia e Tiranes ben me dije se Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, kapi dhe ndaloi shtetasin A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme


