• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mashtroi 400 persona me “seminare pasurimi”/ Kush është i ekstraduari. E shkuara dhe fitimet (FOTO
Home
Rajon

Mashtroi 400 persona me “seminare pasurimi”/ Kush është i ekstraduari. E shkuara dhe fitimet (FOTO

21 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Rajon

Një shtetas kosovar i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 vjet burg për mashtrim dhe pastrim parash, u ekstradua dy dite me pare nga Hungaria.

I ekstraduar është shtetasi Valon Kyçyku, 43 vjeç, nga Prizreni, i cili fillimisht ishte arrestuar në Tiranë në vitin 2010, bashkë me një shtetas tjetër nga Suhareka e Kosovës, të dyshuar për ngritjen e një skeme piramidale. Gjatë operacionit që u kodua “Rruga pa sukses”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan më 6 maj të vitit 2010, Valon Kyçykun dhe Burim Haxhiollin.

policia-kycyku

Këta të dy persona, për muaj me radhë, kishin arritur të ngrinin një strukturë piramidale në Tiranë, duke mundur që të mashtronin rreth 400 persona, nga të cilët dyshohet se kanë përfituar afro 500 mijë euro.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua gjatë orëve të natës, nga strukturat e Drejtorisë Kundër Krimit Financiar dhe njësisë Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës. Burimet thanë në atë kohë se Kyçyku dhe Haxhiolli u vunë në pranga në ambientet e një salle, pranë një kompleksi te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, teksa u jepnin leksione 100 personave që kishin mashtruar.

Nga të mashtruarit, 50 persona sapo kishin derdhur në llogarinë bankare, të hapur në emër të shoqërive të kosovarëve, “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection”, shumën prej rreth 2290 eurosh secili.

Valon Kycyku
Valon Kycyku

SKEMA E MASHTRIMIT

Dy kosovarët Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli, të cilët pretendonin se administronin dy shoqëri private, “Euro Life Dooel” dhe “Gem Colection”, prej disa muajsh kishin ngritur në Tiranë një skemë piramidale mashtrimi. Vetëm njëra nga shoqëritë, ajo me emër “Euro Life Dooel”, rezultonte e regjistruar me seli në Çipro dhe filial në Shkup të Maqedonisë, ndërsa tjetra dyshohej të ishte fiktive.

Administratorët kishin hapur një numër llogarie në emër të shoqërisë reale, në filialet e një banke të njohur, që kishte degë në Tiranë, Kosovë dhe Maqedoni. Në këtë mënyrë ata e kishin bërë mjaft të besueshme veprimtarinë e tyre, duke arritur që të fusin në “kurth” rreth 400 persona në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Personat që rekrutonin, sipas Policisë, ishin punëtorë ndërtimi, marangozë, hidraulikë, të cilët janë joshur nga ideja e pasurimit të shpejtë, nga leksionet e biznesit që u jepnin dy kosovarët.

Por nga ana tjetër, mes të mashtruarve kishte edhe biznesmenë e gazetarë. Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli u kërkonin këtyre personave të paguanin nga 2330 euro për t’u anëtarësuar në shoqërinë e tyre. Por që të pasuroheshin duke marrë përqindje të majme, ata duhej që të rekrutonin secili nga tre persona të tjerë, të cilët po ashtu duhet të derdhnin në llogarinë bankare shumën e caktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inzaghi: Lazio, Roma dhe Inter janë në të njëjtin nivel
Previous article Kastro e pyet për vajzën, ish-ja e tij i flet shumë keq dhe e publikon për ta turpëruar

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT