• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASHTRIMI NDAJ KONSUMATORËVE”/ Si prodhonin reçel jashtë çdo kushti SIGURIE. Kushtonte vetëm …
Home
Sociale

“MASHTRIMI NDAJ KONSUMATORËVE”/ Si prodhonin reçel jashtë çdo kushti SIGURIE. Kushtonte vetëm …

26 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në datën 8 Maj 2018 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe krimi ekonomik arrestuan në flagrancë Luan Çuliqin dhe vunë nën sekuestro magazinën e tij në Shkodër, ku prodhonte produkte ushqimore jashtë çdo kushti sigurie.

 Produktet ushqimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore”.

Por “Stop” zbuloi se këto prodhime tanimë shpërndahen në treg nga i biri i Luan Çuliqit, ndërkohë që duhet të qëndronin të sekuestruara në magazinë.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë u provua me zë dhe figurë se këto produkte ushqimore vijojnë të tregtohen në Milot dhe Shkodër.

DIALOGU MES KLIENTIT DHE SHITËSIT

Klienti – Ça bëre?

Shitësi – Mirë! Si kalove?

Klienti – Një pyetje, reçel ke? Ç’a çmimi ka?

Shitësi – 250 lekë, 500 lekë.

Klienti – Po të marr kështu, me shumicë për mëngjes te hoteli?

Shitësi – Nuk shes me shumicë. Shkodër thotë.

Klienti – Po, Shkodër! M’i bëj t’i marr! Nuk ka kokërr the ti ëëë?

Shitësi – Jo, s’ka! Këto janë të mirë, këto të mëdhajat.

Klienti – Janë të mira!

Shitësi – E kam një vetë në shpi, kurse këto veç me të rrejt se s’i kam provu.

Klienti – Po me e marr te këta, si mund ta marr vetë, mos e mar më lirë. A sjellin këta?

Shitësi – Vijnë ato furgonat e na i lejnë ne ato furgonat e mallit.

Klienti – Rrofsh! Faleminderit!

Ndërkohë që në një nga pikat e shitjes, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi vetë transportuesit e produkteve. “Kjo është kova më e shtrenjtë në treg, që e marrin edhe Tirana….”, u shprehën ata për të bindur blerësin.

Gjatë komunikimit të gazetarit të emisionit “Stop” me drejtoreshën e AKU Shkodër për këtë çështje, kjo e fundit tha se është mbajtur një procesverbal me produktet e sekuestruara dhe nëse ato nuk gjenden në magazinë, do të merren sërish masa ndaj subjektit.

Por ende nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare as nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër dhe as nga krimi ekonomik në lidhje me shitjen e produkteve ushqimore, të cilat janë jashtë çdo lloj standardi ushqimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi mirëpret Nainggolan: Tani e tutje do të luftojmë së bashku!
Previous article Nigeri-Argjentinë/ Penallti për Nigerinë, Moses nuk fal (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT