• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRIMI ME RIMBURSIMET E ILAÇEVE/ Policia ndalon dy farmacistët, kishin… (EMRAT)
Home
Breaking News

MASHTRIMI ME RIMBURSIMET E ILAÇEVE/ Policia ndalon dy farmacistët, kishin… (EMRAT)

18 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka ndaluar dy farmacistët e dyshuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit të rimbursimit. Dy farmacistët e identifikuar si shtetasit, Petrit Nezir Skura dhe Gazmend Pajtim Aliaj, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e “Mashtrimit kompjuterik” dhe “mashtrimit në subvencione”, janë ndaluar me urdhër të Prokurorit Ervin Karanxha.

Çështja e cila i ka kaluar Prokurorisë pak ditë më parë, lidhet me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, më datë 12.06.2018 ka regjistruar procedimin penal nr. 4628 që bën fjalë për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngjarja ka të bëjë me dyshimin e krijuar se farmacitë me vlerën e rimbursimit më të madh për vitet e fundit, siç janë Bioplus, Medigreen dhe Geni & Lori, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar fonde dhe subvencione nga shteti, duke përfituar nga fakti se kanë kontrate me FSDKSH-në, për rimbursimin e ilaçeve që ata shesin. ekzistojne dyshime te arsyeshme se ne rastin konkret jane konsumuar edhe elemente të vepres penale të “mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 144 i Kodit Penal, ekzistojnë shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik largimi për shtetasin Petrit Nezir Skura, duke bërë të domosdoshëm urdhërimin e ndalimit të këtij personi.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në lidhje me “rrezikun e largimit”, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë (Vendim Unifikues Nr.7, datë 14.10.2011) janë shprehur se: “ ky rrezik, krahas elementëve të tjerë, mund të lidhet e të rezultojë edhe nga vetë natyra e akuzave në ngarkim të të gjykuarit, nga rëndësia e faktit, e sanksionit për veprën penale dhe lloji e shkalla e pasojave të ardhura prej saj. Prej tyre mund të arrihet në përfundimin logjik juridik, në trajtën e probabilitetit të arsyeshëm apo edhe të sigurisë, mbi mundësinë apo përgatitjen reale dhe efektive të ikjes, nëse nuk ndërhyhet për ta izoluar të pandehurin.” Mbështetur në të dhëna të bazuara se personi dyshohet për një krim dhe ka rrezik të largohet për t’i shpëtuar procedimit, në bazë të nenit 253/1 të Kodit te Procedures Penale, Prok.Karanxha urdheroi:

Ndalimin e shtetasit Petrit Nezir Skura, i datëlindjes 01.08.1948, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

-Ndalimin e shtetasit Gazmend Pajtim Aliaj, lindur në Delvinë, i datëlindjes 16.02.1976, i dyshuar per kryerjen e vepres pen ale te “mashtrimi kompjuterik” dhe “mashtrimi në subvencione”, parashikuar nga neni 143/b dhe 144 i Kodit Penal;

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZËVENDËSOHET ENCA"/ Tayna dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim? Këto janë detajet që i nxorrën "zbuluar" (FOTO)
Previous article NGA MAKTHI TURK TEK NOSTALGJIA ITALIANE/ Ujkani këshillon Milanin: Të arrijë akordin me Zhegrovën, cilësi të...

F.autor

Postime të ngjashme

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT