• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mashtrimi i madh me Adriatik Llallën/ Ekspertët: Ish Kryeprokurori në çdo rast do i nënshtrohet vettingut! Rrezikon…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Mashtrimi i madh me Adriatik Llallën/ Ekspertët: Ish Kryeprokurori në çdo rast do i nënshtrohet vettingut! Rrezikon…

10 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Një lajm që ka qarkulluar sot pasdite, ka marë si të mirëqenë faktin e servirur nga portalet pranë atyre që e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë ende politikisht ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla se, ai i shpëton Vettingut. E gjitha lidhet me një veprim të tij pasi paska dorëzuar një deklaratë ku shprehet se tërhiqet nga e drejta e tij për te aplikuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit (sipas ligjit për Prokurorinë, kjo e drejtë ish kryeprokurorëve u njihet automatikisht).

Të kontaktuar nga Alpenews.al ekspertët e institucioneve të Vettingut sqarojnë se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, Adriatik Llalla nuk mund ti shpetojë dot vettingut.

Sipas tyre argumentat për këtë mund të përmblidhen si më poshtë:

Se pari, sipas ligjit për vettingun afati për tu tërhequr në mënyrë që të mos jesh subjekt i procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët ka skaduar që në mars 2017, pra plot nje vit me parë.

Neni 56 i Ligjit për Vettingun thotë: 

1.- Subjekti i rivleresimit ka te drejte te japer doreheqjen nga detyra, JO ME VONE SE 3 MUAJ, nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Doreheqja i paraqitet me shkrim Presidentit te Republikes dhe publikohet ne faqen zyrtare te internetit te ketij institucioni. Ne rastin e doreheqjes, Komisioni merr vendim per pushimin e procedures se rivleresimit. 

2.- Pas dhenies se doreheqjes subjekti i rivleresimit ka te drejte te perfitoje pagese kalimtare sipas nenit 7 pika 1, te ligjit “Pensionet shteterore suplemtentare te personave qe kryejne funksione kushtetuese dhe punonjesve te shtetit”.

Se dyti, ai nuk mund te perjashtohet nga ky proces sepse u kujtua te jape doreheqjen plot nje vit pasi ka skaduar afati ligjor, aq me teper qe Vettingu per Adriatik Llallen ka perfunduar dhe dyshohet se ka rrjedhje informacioni, qe e kane vene ate ne dijeni se NUK e ka kaluar kete proces. Ne emer te Llalles, familjareve dhe te afermve e “miqve” te tij, besohet se mund te jene bere zbulime rreth pasurise, pronave dhe shpenzimeve te luksit, qe kur te zbardhen pritet te shkaktojne nje termet te vertete.

Se treti, Llalla nuk përjashtohet nga Vetingu pse jep tani dorëheqje. Subjekt i vetingut janë të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës dhe i kanë plotësuar formularët (pasuri, figurë, aftësi profesionale) brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit te vetingut, që i bie të jetë para 1 viti.

Askush nuk përjashtohet nga vetingu pas kësaj.

Së katërti, sipas nenit G, Aneksi Kushtetues lejon ndërprerjen e procesit te rivlerësimit (vetingut) vetëm për ata funksionarë që japin dorëheqjen, ndërkohë që janë duke e kryer detyrën. Siç e dime te gjithe Llalla NUK e dha dorehqjen, madje ai ka qene i bindur deri ne sekonden e fundit se do te merte edhe nje mandat te ri 7 vjeçar si Kryeprokruror, ne saje te mbeshtetjes politike qe gezonte dhe nga lojerat politike qe besonte se do ta favorizonin. Ai u shkarkua nga Parlamenti ne votimin e seances penare te 18 dhjetorit 2018 dhe dy dite me pas, ia dorezoje celesat e zyres Arta Markut.

Se pesti, Adriatik Llalla duke qene subjekt i ligjit, nuk e ka ne diskrecionin e tij me, qe te vendose per te qene ose jo objekt apo subejkt i procesit te vettingut.

Se fundi, kunder Adriatik Llalles, ne rastin e falsifikimit te dokumentave zyrtare ne mungese te diplomes se shkolles se mesme, rrezikon qe perveç te tjerash te shkoje per ndjekje penale nen akuzen edhe te “falsifikimit te dokumentave zyrtare dhe shperdorimit te detyres”.

Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rast i rrallë në Gjermani: Merkel fton veten në emision
Previous article Serwer: Në dhjetëvjetorin e pavarësisë, Kosova ka ende rrugë të gjatë përpara

Redaktor1

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT