• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mashtrimi i Adriatik LLALLES. Personit që ndërtoi restorant mbi tarracën e Prokurorisë, ia kishte lejuar dikur, edhe mbi ILDKP
Home
Breaking News

Mashtrimi i Adriatik LLALLES. Personit që ndërtoi restorant mbi tarracën e Prokurorisë, ia kishte lejuar dikur, edhe mbi ILDKP

5 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Thellohet skandali me ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla pasi ai ka folur për herë të parë me agjensinë BIRN, për akuzat e ngritura për të nga Alpenews.al e për të cilat tashmë ka një hetim zyrtar për të nga Prokuroria e Durrësit, për 4 akuza të rënda.

Në përpjekje për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me skemën e pastrimit të parave të pista për të cilin po punohet zyrtarisht nga Prokurorët e çështjes ndaj tij, Adriatik Llalla e ka thelluar edhe më tej atë, duke e rënduar pozitën. Ai ka mohuar që të ketë gisht në tenderin më të çuditshëm në botë, ku Prokuroria e Përgjithshme i lejon vetes që të bë një “ndërtim pa leje” siç është thënë më parë nga mediat, mbi taracën e institucionit qendror të akuzës kur ai drejtohej prej tij dhe tani thotë se nuk ka qenë në dijeni, e se procedura nuk varej nga Kryeprokurori por nga vartësit e tij! 

Alpenews.al disponon të dhëna se kjo nuk është e vërtetë. Janë të paktën tri prova publike tashmë që e lidhin Adriatik Llallën me një raport “okulut” e në vijimësi ndër vite, me pronarin e këtij ndërtimi mbi taracën e Prokurorisë së Përgjithshme. Çka tregon se ish Kryeprokurori diçka po mundohet të fshehë, por që tashmë ajo u takon prokurorëve që ta zbardhin. Më konkretisht.    

Çfarë ka ndodhur sot?

Shkrimi i BIRN që mundohet të personifikojë skandalet e zbardhura me dokumenta nga Alpenews.al thote se “në vitin 2013, kompania LIM-EM u shpall fituese për ndërtimin e një restoranti me konstruksion metalik mbi tarracën e Prokurorisë së Përgjithshme, ç’ka ngre dyshime serioze për konflikt interesi në këtë transaksion.

Të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit tregojnë se kompania e vëllezërve Beshiri ka marrë dy pagesa nga Prokuroria e Përgjithshme për rikonstruksionin e ndërtesës, të cilat kapin në total vlerën e 4.9 milionë lekëve. Restoranti është dhënë me qira prej vitit 2013, por Prokuroria e Përgjithshme nuk i dha përgjigje pyetjeve të BIRN se prej kujt menaxhohej ky lokal përgjatë 5 viteve. Ky ishte fakti i ri i publikuar sot nga BIRN.

Më parë Alpenews.al kishte zbardhur se Adriatik Llalla i ka shitur për 249 mijë euro një ullishte prej 3 000 metrash katrorë njët prej vëllezërve Beshiri që kanë ndërtuar restorantin në taracën e godinës së Prokurorisë së Përgjithshme. Ish-kryeprokurori Llalla e cilëson blerjen e tokës për 1.5 milionë lekë dhe shitjen e saj për 249 mijë euro totalisht të ligjshme dhe e shpjegon rritjen e vlerës së saj me hovin e zhvillimit që mori pas vitit 2007 zona rreth qendrës tregtare TEG.

“Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvilluar. Fillimet e ndërtimit të komplekseve rezidenciale e rritën kërkesën dhe interesin për të,” tha Llalla për BIRN. I pyetur nëse kishte dijeni për precedentët penalë të personit që ia kishte blerë tokën, Llalla u përgjigj se kishte marrë informacion për të dhe nuk rezultonte që ai të kishte probleme me drejtësinë. Sipas tij, precedentët penalë të Dushkut datojnë prej vitit 2011.

“Unë krijova një ide se kush ishte subjekti të cilit do i blija pronën. Më rezultonte një njeri punëtor, pa precedentë dhe pa probleme me drejtësinë,” tha ish-kryeprokurori. Në intervistën me BIRN, Llalla e përshkroi marrëdhënien e tij me biznesmenin Beshiri me atë të dy personave të interesuar për të arritur një marrëveshje për 3 mijë metrat katrorë në Mjull Bathore. “Ai ishte një biznesmen që kishte interes aty. Mbaj mend që zoti Beshiri ishte i interesuar bashkë me një ndërtues tjetër për të ndërtuar komplekse rezidenciale dhe bashkëortaku i tij ka marrë me kredi një sipërfaqe shumë të madhe toke. Bëhet fjalë për pronarin e Lion Parkut,” tha Llalla.

Në një kontakt të dytë, kur u pyet mbi rrethanat se si i kishte shitur tokën një personi që kishte fituar më parë një tender në Prokurorinë e Përgjithshme, reagimi i Llallës nuk ishte njësoj i shkujdesur. “Nuk jam unë në konflikt interesi, nuk është prokurori ai që merret me atë punë [tenderat]. Ka sekretar të përgjithshëm, ka drejtues administrativ. Nuk merret Prokurori me atë pjesë,” tha Llalla i irrituar përmes telefonit. “Komentojeni si të doni, nuk kam asnjë koment,” shtoi ai. BIRN e pati të pamundur të kontaktonte me Ardian dhe Shkëlqim Beshirin.

Ja ku gënjen Adriatik Llalla

Nëse Prokurori nuk meret me punën e tenderave dhe vartësit e tij paskan qenë aq të pavarur sa ta kenë bërë një ndërtim të tillë skandaloz mbi taracën e Prokurorisë së Përgjithshshme, “me kokën e tyre”, si është e mundur që emri i vëllezërve Beshiri lidhet edhe me ndërtimin e një tjetër bar restoranti, po në taracën e një institucioni shumë të rëndësishëm e në qendër të Tiranës, gjatë kohës që në krye të saj ishte përsëri Adriatik Llalla?!

Kësaj pyetje Llalla duhet ti japi përgjigje, besojmë si burrat, duke patur një herë të vetme kurajon që ta pranojë publikisht se ka qenë ai që e ka lejuar ndërtimin e bar restorantit që ndodhet edhe sot mbi taracën e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të zyrtarëve të lartë, në kohën kur ai vetë ishte Kryeinspektor i saj. Apo edhe këtë e kanë bërë sërisht ish vartësit e tij, “me kokën e vet”?!

Përgatiti: Alpenews.al    

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Humbja me Realin, Juventusi e ka zgjedhur trajnerin e ri
Previous article E çuditshme, televizioni iranian censuron logon e Romës

Redaktor1

Postime të ngjashme

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT Aktualitet

URDHËR-ARRESTI PËR TRE NDËRTUES/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a Aktualitet

DETAJET E PARA/ Kontrolle tek ‘Liqeni i Thatë’ për dy Call Center-a

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT