• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRIMET ME TVSH/ Kush është gruaja e akuzuar, burri i saj u gjend i vrarë në…
Home
Breaking News

MASHTRIMET ME TVSH/ Kush është gruaja e akuzuar, burri i saj u gjend i vrarë në…

4 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një prej personave të akuzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor për një skemë mashtrimi me vlerë 1 mln dollarë dhe që ndodhet aktualisht në arrest shtëpie është edhe Elsa Biba.

Ndonëse vetë është një emër i panjohur, bashkëshorti i saj u gjet i vrarë dhe i groposur në vitin 2016 në malin e Dajtit. Ngjarja bëri bujë atë kohë, ndërsa viktima Vasil Biba dyshohet se u vra për mashtrime në fushën e ndërtimit.

Pikërisht për një skemë mashtrimi me ndërtimet akuzohet dhe e shoqja e tij.
Pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës me në krye prokurorin Ndini Tavani gjykata dha masat e sigurisë për 4 persona të akuzuar nga Hetimi Tatimor për ngritjen e një skeme mashtrimi.

Kështu u ekzekutua masa ‘arrest me burg’ për Gjergji Felën, 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M., 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.
Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K., 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.

Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Bibën, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

NGJARJA:

Më 15 shkurt të vitit 2016 qeni i një bariu zbuloi një kufomë të groposur në fshatin Priskë të Dajtit. Pas ekzaminimeve të shenjave të gishtave nga mjekësia ligjore mbi kufomën e dekompozuar, viktima rezultoi të jetë Vasil Biba. 36-vjeçari nga Pogradeci dhe me banim në kryeqytet, ishte denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në 16 dhjetor 2015.

Ai ishte i dënuar dy herë nga gjykata shqiptare për evazion fiskal dhe për drejtim mjeti pa patentë. Ndërkohë mbi të vazhdonin hetimet pasi dyshohet se Biba si agjent imobiliar kishte mashtruar disa njerëz duke u shitur të njëjtin apartament disa personave. Pas këqyrjes së trupit në ambientet e morgut rezultoi se personi i pajetë ishte qëlluar me armë zjarri një herë në kokë dhe një herë në zemër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FONDET PËR "VETTINGUN"/ Miratimi në Kuvend, reagon PD: E kërkuam që vjet, e refuzuan
Previous article STATISTIKAT/ Alban Hoxha i mund të gjithë, askush si “Gardiani” i Partizanit në Superiore

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT