Michael Cohen,ish-avokat shumëvjeçar i presidentit amerikan, Donald Trump, u dënua me tre vjet burg, të mërkurën, pasi u deklarua fajtor për mashtrime me tarifa dhe pagesa të financimit të fushatës.
Cohen u pa duke qarë në gjykatë, teksa iu komunikua vendimi. Ai tha se ironikisht pikërisht sot e fitoi lirinë, pasi që për shumë vjet kishte fshehur, siç tha ai, punët e ndyra të presidentit aktual amerikan.
Coheni u gjet fajtor, mes tjerash, për shkak se e gënjeu Kongresin në dëshminë e tij për lidhjet e presidentit Trump me Rusinë.
Ai akuzohej se kishte paguar dy gra, duke përfshirë yllin e filmave pornografikë, Stormy Daniels, për t’i fshehur aferat seksuale me Trumpin.