Masat e marra për garantimin e sigurisë në plazhe kanë bërë që këtë vit të kemi shifra më të ulëta sa i takon numrit të personave që humbën jetën në det.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se “çdo humbje jete është në fakt alarm shqetësues dhe situatë që të reflektojmë”.
Por sipas tij, këtë vit kemi 12-13 jetë të humbura në plazhe, ndërkohë që vitin e kaluar kishim 43 jetë të humbura.
“Sivjet ne kemi vendosur mbi 250 roje bregdetare të pozicionuar në kulla gjatë zonës bregdetare. Jemi ende larg ideales, por jemi në një situatë krejt ndryshe”, tha Klosi.


