• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT PARANDALUESE/ Policia gjobit 371 drejtues dhe arreston 9 të tjerë
Home
Sociale

MASAT PARANDALUESE/ Policia gjobit 371 drejtues dhe arreston 9 të tjerë

15 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit policia e qarkullimit në Tiranë ka ndëshkuar 371 drejtues mjetesh për kundravajtje të ndryshme. Burimet zyrtare thanë se 9 persona janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë apo në gjendje të dehur ndërsa pamjet e publikuara nga policia tregojnë raste flagrante të mosrespektimit të semaforit apo rregullave të tjera të qarkullimit.

Policia Rrugore ka arrestuar nëntë drejtues mjetesh gjatë 48 orëve të fundit në tiranë. në total numri i shoferëve të ndëshkuar është 371 ndërsa policia thotë se kontrollet në rrugë kanë pasur për objekt goditjen e kundravajtjeve të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës.

Gjobat janë vendosur për kundravajte si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, dhe mos respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Gjatë kontrolleve në funksion të këtij Plani në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni, policia tha se gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari, 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit.

gjoba janë vendosur edhe ndaj 36 drejtuesve të mjeteve mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik ndërsa 15 drejtues makinash janë ndëshkuar për shkelje semafori.

Në grupin e nëntë personave të arrestuar policia tha se janë 6 drejtues mjetesh të pa pajisur me leje drejtimi dhe tre të tjerë që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOI SHTËPINË E TË SHOQIT/ DETAJET e reja: Si ua futi kokën në ujë vajzave, 47 vjeçarja nga Fieri
Previous article NJË PIKË E ZEZË TEK EVA MURATI/ Linda Rei tregon momentet super të sikletshme të moderatores... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT