• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Rama: Falim kamatvonesat, por jo pagesën e energjisë elektrike: Jemi në luftë, se s’do pranojë kurrë
Home
Politikë

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Rama: Falim kamatvonesat, por jo pagesën e energjisë elektrike: Jemi në luftë, se s’do pranojë kurrë

27 March, 2020 k.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në këtë situatë të vështirë qeveria fal kamatëvonesën për energjinë elektrike por jo pagesën e faturës mujore. Shefi i qeverisë fton të gjithë qytetarët shqiptarë që si çdo muaj të paguajnë energjinë që konsumojnë, pasi mospagesa do të kishte një efekt shkatërrues në arkën e shtetit.

“Unë nuk do të lë gur pa luajtur e gjë pa bërë për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve, kjo është detyra imë, por dreqi e mori futeni mirë në kokë të gjithë që jemi në luftë. Jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me kontribute, me kontribute nga secili sipas asaj që i takon, pagesa detyrimesh e taksa, jo më dëshira a më dokrra rrjetesh sociale. Për shembull ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë, përndryshe kurrën e kurrës unë nuk do ta pranoja logjikën e faljes së tyre! Por kjo kuptojeni, e dobëson OSSHE nuk e forcon dhe nëse këtë goditje në financat e saj, kompania që ju sjell dritat në shtëpi mund e duhet ta mbajë, për të lehtësuar të gjithë njerëzit sidomos ata më në nevojë, mos pagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin tonë elektroenergjitik, duke krijuar një efekt shkatërrues zinxhir në arkën e shtetit. Kjo do të na e bënte të pamundur jo fitoren, po edhe mbarimin e kësaj lufte pa përfunduar të vrasim njëri tjetrin, dukë rënë në një gropë të zezë, në një gropë të zezë për shkak se nuk ndajmë si duhet atë që i takon shteti dhe atë që i takon individit. Pra motra e vëllezër, një për të gjithë ë të gjithë për një ose konkretisht, shteti për të gjithë sa të mundet, secili për shtetin sa i takon, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, po harton vendimin për faljen e kamatëvonesave të faturave të energjisë elektrike të papaguara deri më 31 dhjetor 2019.

Nga ky vendim do të përfitojnë ata familje apo biznese të vogla që kanë pasur detyrime të papaguar për të cilat nuk kanë lidhur asnjë aktmarrëveshjeje me OSHEE, për të paguar detyrimin me këste. Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 211 mijë e 24  abonentë, dhe efekti financiar pritet të jetë deri në 15 miliardë lekë humbje për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë OSHEE ka sqaruar riskedulimin që do të ndodh për ata klientë që kanë nënshkruar një aktmarrëveshjeje. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga OSHEE sqarohet se falja e kamatëvonesës do të sjellë reduktim të këstit për aktmarrëveshjet që janë aktualisht të nënshkruar mes konsumatori dhe OSHEE.  Të gjitha ato familje që paguanin kamatën në vlerat 2500, 2800 dhe 4200 lekë në muaj do të paguajnë 2000 lekë në muaj. Ndërsa pensionist dhe invalid  që kanë paguar në bazë të aktmarrëveshjes 1200 dhe 1800 lekë në muaj do të paguajnë 1000 lekë në muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIME RRËNQETHËSE PËR COVID-19! Mjeku: 100 mijë persona mund të humbin jetën, nëse… (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Deri tani 8215 të vdekur nga COVID-19, mbi 80 mijë të prekur

k.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT