Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar anulimin e festimeve për ditën e verës në Elbasan dhe eleminimin e takimeve, trajnimeve masive.
“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes ne arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës Elbasan e eliminim mbledhje e takime/trajnime masive si dhe kontroll me i përforcuar ekipit për simptoma te ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shume kontakt shkresor e fizik me qytetaret do behet kujdes i shtuar me higjienën’.
Urdhri i ri qeverisë për anulimin e grumbullimeve masive se do të sjellë edhe anulimin e koncertit të shumëpritur në kryeqytet të këngëtarit me famë botërore Maluma.
Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, nga sot është urdhëruar mbyllja e të gjitha aktiviteteve publike dhe jo publike, të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca. Po ashtu, anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, të tilla si koncerte dhe dëgjesa publike deri më 3 prill 2020.



