• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Këshilli Bashkiak miraton vendimet, transport i personelit mjekësor dhe ushqime për të moshuarit e shtresat në nevojë
Home
Sociale

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Këshilli Bashkiak miraton vendimet, transport i personelit mjekësor dhe ushqime për të moshuarit e shtresat në nevojë

23 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, nëpërmjet një procedure online, vendimin për të ndihmuar me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.

Nisur nga pezullimi i frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në këtë periudhë, në mbledhjen e sotme u vendos që Bashkia e Tiranës ta përdorë sasinë e tyre ushqimore për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, që ata ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë të krijuar nga COVID-19. Ushqimet e gatshme, por edhe pakot me ushqime, do të grumbullohen dhe më pas do të shpërndahen në banesat e shtresave në nevojë nga Bashkia Tiranë nëpërmjet punonjësve të qendrave sociale, njësive administrative dhe grupeve të ngritura enkas për këtë qëllim.

Ndërkaq, për t’i ardhur në ndihmë personelit mjekësor, i cili këto ditë po lufton në vijën e parë të betejës me CODIV-19, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi edhe ndryshimet e kontratave me operatorët që ofrojnë transportin publik kryeqytetas. Operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve, do ta ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor. Të gjitha shpenzimet për ofrimin e këtij shërbimi për stafin dhe personlein mjekësor do të paguhen nga Bashkia Tiranë, e cila ka parashikaur dhe buxhetin përkatës për këtë shëbim.

Më konkretisht, do të vijojë funksionimi vetëm për personelin mjekësor linja nr. 15 Kombinat – Kinostudio, duke shtuar në këtë itenerar edhe stacionin pas Muzeut Kombëtar në kthim. Edhe linja nr. 8 nga “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-Teg”, vetëm për degëzimin e senatoriumit, do të ketë pikënisje stacionin pas Muzeut Kombëtar.

Këshilli Bashkiak miratoi edhe amendimin e kontratës për linjën nr. 16 Lapraka dhe linjën nr. 14 Unaza, në kuadër të marrjeve të masave gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, për ofrimin e këtij shërbimi vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor. Itinerari në linjën 16 do të jetë 1) Spitali Ushtarak 2) Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron”, 3) Shkolla “Qemal Stafa” 4) Piaza. Ndërsa, për linjën 14 të Unazës nuk ka asnjë ndryshim në itinerar apo stacione.

Bashkia e Tiranës ka vendosur të lehtësojë me autobusë të posaçëm edhe transportin e stafit mjekësor në Kamëz apo nga Kamza, që janë brenda regjimit spitalor të Tiranës. Për këtë qëllim, Këshilli Bashkiak miratoi edhe amendindimin e kontratës për linjën Tiranë – Kamëz. Autobusët e posaçëm që do të jenë në ndihmë të personelit mjekësor do të kenë këtë itinerar: 1) Qendër Kamzë, 2) Bathore, 3) Institut 4) Ura Insitutit 5) Casa Italia 6) Sheshi Shqiponja 7) Kryqëzimi rrugës “Dritan Hoxha” me rrugën “Lord Bajron” 8) Sheshi “Karl Topia” 9) Stacioni pas Muzeut Kombëtar

Shërbimi i transportit publik qytetas për këto linja do të ofrohet për gjithë kohëzgjatjen e periudhës së shkaktuar nga infeksioni Covid-19 dhe derisa funksionimi normal i transportit publik do të qëndrojë i pezulluar.

Sipas urdhrit të Bashkisë së Tiranës, operatorët që do të ofrojnë këtë shërbim, do të duhet të marrin masa për pajisjen e stafit të tyre me mjete mbrojtëse, me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SPANJË/ Organizuan një orgji në mes të karantinës, arrestohen në Barcelonë 8 persona
Previous article KORONAVIRUSI/ Kina vazhdon dezinfektimin e parave në kabina me dritë ultravjollcë dhe lëndë kimike

k.autor

Postime të ngjashme

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT