Me anë të një njoftimi, Bashkia e Durrësit njoftoi se ka ndëshkuar persona e subjekte të cilët ndoditn mjedisin. Në njoftim thuhet se janë kapur në flagrancë, nga policia bashkiake, dhe janë gjobitur disa njësi tregare që hedhin mbeturinat jashtë orarit të përcaktuar dhe jashtë konteinerëve. Ndërsa bashkia fton qytetarët të denoncojnë rastet e abuzimeve.
Njoftimi i bashkisë: Policia bashkiake e Durrësit është e vendosur në zbatimin e detyrave të saj dhe ndëshkimin e të gjithë atyre personave apo subjekteve që ndotin mjedisin. Kjo polici ka kapur në flagrancë dhe ka gjobitur njësitë tregtare që hedhin mbeturina jashtë orarit të përcaktuar dhe jashtë konteinerëve përkatës.
Të gjithë njësitë tregtare kanë një orar të përcaktuar për të hedhur mbeturinat që është koha pasi mbyllen. Bashkia e Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që të mbajnë sa më pastër mjedisin


