• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ COVID-19/ Veliaj dhe Xhaçka inspektojnë tregjet në kryeqytet: Ishte nevojshme që qytetarët të na përgjigjeshin…
Home
Uncategorized

MASAT NDAJ COVID-19/ Veliaj dhe Xhaçka inspektojnë tregjet në kryeqytet: Ishte nevojshme që qytetarët të na përgjigjeshin…

11 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes, kanë inspektuar sot në terren lëvizjet e qytetarëve dhe më konkretisht tregjet në kryeqytet. Në fund janë ndalur në zonën e ‘Pazarit të Ri’ ku theksuan se qytetarët kanë patur një reagim perfekt në zbatimin e masave, si rrjedhojë edhe e sinjalistikave të vendosura nga bashkia.

Fillimisht kryetari i bashkisë nuk kurseu as batutat me një nga tregtarët e ‘Pazarit të Ri’, të cilit iu drejtuar me fjalët ‘ti si me maskë si pa maskë bie në sy’. Më pas ai u ndal në një prononcim të shkurtër ku deklaroi:

“Kjo lloj qytetarie është e nevojshme, teksa kryeministri ka njoftuar që situata do të lirohet pak. Do të thotë që do kemi më shumë kohë për pazar. Ishte shumë e nevojshme që qytetarët të na përgjigjen me këtë sens bashkëpunimi që kemi pasur sot. Në Tiranë kemi pasur një sjellje shembullore, me pak koordinim nga ana e institucioneve shtetërore dhe pak bashkëpunim nga qytetarët jam i bindur që do ta kalojmë faqebardhë këtë betejë. Kjo na ndihmon që pastaj të ndjekim problematika të tjera, teksa tregjet janë vënë në vijë.”

Veliaj bëri të ditur se monitorimi i tregjeve do të vijojë dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe Ushtrinë do të jetë në të gjitha pikat problematike, si për qarkullimin, si për higjienën, ashtu edhe për veprimtarinë në tregje.

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi se masat e ndërmarra deri më tani kanë pasur një rezultat fantastik, por kjo nuk duhet të na bëjë të humbasim vëmendjen. “Mendoj se ndëshkimi i të gjithë atyre që nuk i respektojë rregullat duhet të vazhdojë të jetë i posaçëm, qoftë me masa administrative apo gjoba, qoftë me arrest me burg në varësi të veprës. Kjo është shumë e rëndësishme, në mënyrë që të vazhdojmë të ruajmë çfarë kemi arritur deri më tani në veprimtarinë e jetës së qytetarëve të Tiranës në veçanti, por dhe të gjithë Shqipërisë. Kështu që, ne jemi në mbështetje të Policisë së Shtetit, policisë bashkiake. Do të jemi në terren, edhe sot, edhe nesër, dhe deri në përballimin e plotë të situates,”- tha ministrja Xhaçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHEN NË SULM PËR PËRFOCIME/ Juventus kërkon zëvendësuesin e Pjanic, synon yllin spanjoll...
Previous article NUK BËJNË PJESË NË PLANET E TRAJNERIT CONTE/ Inter gati të largojë 3 anësorë, ja emrat

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT