Ky automjet tip smart 2 vendësh që qarkullon me 2 persona dhe një fëmijë nuk është i vetmi në kryeqytet që thyen rregullat e karantinës.
Në disa prej akseve kryesore në Tiranë ku u vu re se qytetarët nuk kanë marrë seriozisht urdhrin e kryeministrit Rama për qarkullimin e automjeteve.
“Shoferët e autorizuar për të lëvizur me automjetet e tyre private në fashat orare të lejuara mund të marrin në makinë vetëm një person. Ky person duhet të ulet në sediljen e pasme diagonal me drejtuesin e automjeti.”
Edhe masat mbrojtëse si maska dhe doreza thuajse janë inekzistente.
Nga ana tjetër edhe për policinë kjo mënyrë qarkullimi me makinë nuk përbën shkelje me efektivët të cilët vijojnë patrullimin dhe kontrollet rutinë vetëm për autorizimet e lëvizjes.
Ky rregull i ri i prezantuar nga kryeministri Rama që paralajmëroi dhe ndëshkime për çdo shkelës vjen pak ditë para se shërbimet taksi të rinisin punë, duke e rritur kështu dhe mundësinë e përhapjes së Covid19.


