• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT NDAJ COVID-19/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike: Kur kërkon Nëna Shqipëri, vlonjatë bëhen të tërë
Home
Sociale

MASAT NDAJ COVID-19/ Brataj thirrje qytetarëve me vargje patriotike: Kur kërkon Nëna Shqipëri, vlonjatë bëhen të tërë

11 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i është drejtuar ndryshe qytetarëve shqiptare, dhe veçanërisht atyre vlonjatë për të respektuar masat kundër koronavirusit.

Duke publikuar disa vargje patriotike, Brataj kërkon nga vlonjatët respektim të masave ndaj COVID-19, për shkak se në verë gjatë sezonit turistik popullsia për shkak të turistëve në këtë qytet disafishohet.

Ai shton se sot kërkon vendosmëri fillimisht nga vlonjatët që të respektojnë masat, e më pas tek ata që duan të hyjnë në Vlorë këtë vit pasi siguron se qyteti bregdetar nuk do të mbyllet.

STATUSI NGA SKËNDER BRATAJ

Qyteti im i mrekullive, qyteti im i mikpritjes, qyteti im i traditës, qyteti im i natyrës, deteve , lumenjve, maleve dhe kodrave. Natyra ti ka dhënë të gjitha. Ty te ka shkruar Ali Asllani me gërma të gdhendura, askush nuk mundet të vendosi edhe një gërmë të vetme midis tyre.

Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike!

Qiellit i vjel ylberin,

në blerim i mbolle puthjet,

diellplotë e mbushe nderin.

Jam vlonjat, e dua Vlorën,

me dafinë e mbaj kurorën;

për Vlorën në zjarr vë dorën!

Kur kërkon Nëna Shqipëri

Vlonjatë bëhen të tërë.

Vlorës- dritë me histori

I rrimë gatitu në këmbë!

Unë nuk kërkoj sot atë trimëri të përshkruar në ato vargje.

Unë kërkoj të njëjtën vendosmëri, të njëjtën domethënie të asaj historie.

Ne vlonjatët mikëpritjen e kemi virtyt, e kemi besë, e kemi respekt, e kemi nder!

Miqtë në këto vite na janë shtuar shumë, turizmi na i ka shtuar shumë, gjë e cila na ka ndihmuar, na ka shtuar bizneset, na ka shtuar të ardhurat, kemi rritur cilësinë. Në verë ne dyfishohemi ose trefishohemi dhe kjo mirë se të vij!

Vlora duhet e sigurt për Shqipërinë, për shqipëtarët kudo ndodhen.

A mundemi ne vlonjatët të respektojmë rregullat për të mbrojtur jetët tona, të familjeve tona, të miqve tanë, të shqipëtarëve?

A mundemi të bëjmë ne një model të respektimit dhe zbatimit të rregullave?

Sigurisht që mundemi:

Të mbajmë maskën,

Të ruajmë distancën

Të zbatojmë higjenën

Të detyrojmë miqtë, dhe turistët të sillen njësoj si ne

Ta bëjmë Vlorën një OAZ të gjelbër, të sigurt, argëtuese.

Ta bëjmë ne vlonjatët të parët këtë model bashkëjetese me koronavirusin.

Prandaj ti që do të hysh në Vlorë, respekto këto rregulla, respekto veten, resepekto Vlorën!

NE NUK DO TA MBNYLLIM VLORËN!

NE DO TË MBAJMË HAPUR VLORËN DHE SHQIPËRINË!

BËHU PJESË E RUAJTJES SË SHËNDETIT, BËHU PJESË E RUAJTJES SË VLORËS!

BËHU PJESË E MODELIT TURIZËM I SIGURT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUKËSI-TEUTA/ Dy gola për 7 minuta, verilindorët shtangin skuadrën e Martinit (VIDEO)
Previous article ASTRIT PATOZI/ Hapja e listave po funksionon pa u miratuar

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT