• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MASAT MUND TË ASHPËRSOHEN”/ Ministri kosovar i Shëndetësisë: Nëse përkeqësohet situata nga Covid-19, do të…
Home
Rajon

“MASAT MUND TË ASHPËRSOHEN”/ Ministri kosovar i Shëndetësisë: Nëse përkeqësohet situata nga Covid-19, do të…

2 November, 2020 Delo.autor Rajon

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se masat të cilat kanë hyrë në fuqi sot, duhet të zbatohen me rigorozitet, dhe se kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët.

Zemaj ka shtuar se masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por varësisht nga situata ato mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.

Këto komente Zemaj i bëri gjatë një takimi virtual informues që kishte me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore).

Postimi i plotë:

Në takimin virtual informues me ambasadorët e shteteve dhe përfaqësuesit e organizatave donatore, SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara (OBSh, UNICEF, UNDP, Banka Botërore), ceka se ato mbesin shtylla të rëndësishme për menaxhimin e suksesshëm të Pandemisë.

Diskutuam për situatën epidemiologjikë ne vend, veprimet e deritashme si dhe hapat e mëtejmë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për luftimin e virusit Covid 19.
Theksova nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes, dhe për këtë mora edhe zotimin e tyre se përkrahja do të vazhdojë.
Menaxhimi i situatës epidemiologjike në Republikën e Kosovës u vlerësua lartë nga partnerët tanë dhe bashkë vazhdojmë tutje në pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.
U dakorduam që masat e reja të cilat janë në fuqi nga sot duhet të zbatohen me rigorozitet, kujdesi duhet të jetë i shtuar nga të gjithë qytetarët tanë po ashtu edhe nga shtetasit e huaj, që jetojnë e veprojnë në vendin tonë.

Masat e reja janë paraparë të jenë në fuqi dy javë, por, varësisht nga situata, mund të ashpërsohen në rast të përkeqësimit.
Deri më tani, kemi marrë ndihma financiare dhe pajisje mbrojtëse, kite për testim RT PCR, aparatura, ventilatorë, monitorë për pacientë, autoambulanca, shtretër, koncentrues të oksigjenit, medikamente si dhe gjëra të tjera të rëndësisë së veçantë.

Në takim, në emër të Ministrisë, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreha falënderimin e thellë e të sinqertë për tërë përkrahjen e cila është pjesë e suksesit tonë në luftimin e virusit.
Bashkë ia dalim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Mbyllet qendra Shëndetësore në Berat, me COVID-19 dy infermiere
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Afërdita Dreshaj tregon nepsin e shtatzënisë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT