• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MASAT MBROJTËSE REZULTUAN TË SUKSESSHME”/ Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi natyrore brenda një viti
Home
Politikë

“MASAT MBROJTËSE REZULTUAN TË SUKSESSHME”/ Ruçi: E rrallë që një vend të kalojë dy fatkeqësi natyrore brenda një viti

16 April, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti një fjalë hyrëse në çelje të seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit që për herë të parë u mbajt në respekt të masave mbrojtëse të distancimit social. Ruçi tha se Shqipëria si rrallë ndonjë vend pësoi dy goditje të mëdha, dy fatkeqësi natyrore, tërmetin e 26 nëntorit dhe pandeminë koronavirus.

Kryeparlamentari shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve, dhe uroi shërim të shpejtë për të prekurit, mes të cilëve edhe deputetin Adriatik Alimadhi. Ruçi tha se Shqipëria falë masave drastike kufizuese mundi ta përballojë me sukses këtë situatë të rëndë.

“Kuvendi i Shqipërisë është në përmbushje të detyrës në këto rrethana të jashtëzakonshme në kushtet e një lufte me një armik të padukshëm për syrin njerëzor por tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve në gjithë globit. Pa u mbyllur gjendja e jashtëzakonshme e tërmetit të 26 nëntorit, hyjmë në një tjetër gjendje. Rrallë ndodh që një vend brenda një vitit të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që jemi në rrugën e duhur për ti fituar këto beteja tregon se pavarësisht krizave, shqiptarët kanë ruajtur fuqinë e tyre të mbijetesës.

Edhe pse situata ishte e rëndë dhe me kufizime drastike, kuvendi ka vazhduar punën në format e imponuara nga kjo pandemi. Deputetët kanë kontribuar në plotësimin e nevojave jetësore bazike. Konferenca, byroja, komisionet kanë funksionuar me formatin elektronik. Kanë qenë në punë pa ndërprerje. I shpreh ngushëllimet familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur, dhe të prekurve që po vijoj në betejën së bashku me ta dhe kolegu Alimadhi, uroj të shërohen sa më shpejtë.

Mirënjohje për mjekët, veçanërisht infeksionistët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë shqiptarësh. Kombin nuk do të harrojë vetëmohimin e 30 mjekëve që shkuan pranë kolegëve në Itali. Mirënjohje për policinë, po kështu edhe gazetarëve dhe kameramanët të terrenit që janë të kudondodhur në çdo beteje. Qytetarët po ashtu, të moshuarit veçanërisht meritojnë mirënjohjen tonë të veçantë. I bëjmë thirrje të vazhdojnë të rezistojnë për të dalë të fituar dhe me sa më pak humbje jetësh nga kjo pandemi.

Do të falenderoja deputetët që mirëkuptuan vendimin për përgjysmim page për 3 muaj. Dhe përfaqësuesit e 22 institucioneve të pavarura, dhe do të inkurajoja që 8 institucione që nuk janë përgjigjur akoma, t’i përgjigjeshin asaj.

Kuvendi vlerëson punën e Komitetit, të qeverisë, të kryeministrit, që morën masa radikale mbrojtëse që rezultuan tepër të suksesshme. Sa më drastike të jenë masat dhe sa më të vetëdijshëm të jenë qytetarët aq më shpejt do të fitojë jeta përballë rrezikut që na kanoset. Pandemia e koronavirusit tregoi se globalizimi është një proces kontradiktor, progresiv për nga të mirat që krijon për njerëzimin, por edhe me rreziqe shumë reale.

Kjo pandemi po tregon se njerëzimi është mrekulluar nga avantazhet por njëherësh ka nënvlerësuar rreziqet. Të gjitha vendet u gjendën të papërgatitura dhe pa masat e duhura mbrojtëse për të përballuar këtë pandemi”, tha Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19, del pozitive infermierja në Mallakastër. Karantinohet gjithë stafi mjekësor
Previous article SEANCË PLENARE NË KUSHTE EKSTREME/ Ja si janë pozicionuar në sallën e Kuvendit Rama, ministrat dhe deputetët (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT