• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT LEHTËSUESE KUNDËR COVID-19/ Mali i Zi rihap kufijtë me Shqipërinë në fillim të qershorit
Home
Rajon

MASAT LEHTËSUESE KUNDËR COVID-19/ Mali i Zi rihap kufijtë me Shqipërinë në fillim të qershorit

26 May, 2020 Delo.autor Rajon

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç deklaroi se “Vendet e para me të cilat Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, janë: Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, dhe Greqia”.

Markoviç tha gjithashtu se këto vende i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, dhe përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar për 100,000 banorë.

“Së paku edhe dy shtete të rajonit i plotësojnë kushtet, por situata ndryshon nga dita në ditë. Ka mundësi që t’i hapim kufijtë edhe me këto shtete të rajonit, por varet se si do të jetë situata kur urdhri të hyjë në fuqi”, tha Markoviç.

Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm, porse do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit në Mal të Zi.

Mali i Zi, si edhe shumica e vendeve në Europë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri malazez po ashtu tha se nga fillimi i javës së ardhshme synohet të rihapen edhe çerdhet e fëmijëve, si dhe të mundësohet që një numër i kufizuar i njerëzve të ndjekin ngjarjet sportive.

Mali i Zi, që nga 5 maji, pas 68 ditësh nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus – nuk ka asnjë person të sëmurë me COVID-19.

Në total, në Malin e Zi janë infektuar 324 persona, prej tyre 315 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “JAM I LODHUR, S'KAM ATË ENERGJINË QË KAM PASUR”/ Rrëfimi i 74-vjeçarit që u shërua nga Covid-19: Isha rëndë, te Infektivi qëndrova 16 ditë
Previous article ËSHTË NË HETIM NGA "SPAK"/ Gjyqtari Luan Daci ankimon pezullimin: Më riktheni në detyrë, nuk kam shkelur ligjin!

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT