• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Mbyllen 655 bare, bilardo, palestra, disko, pube dhe lokale me muzikë live në Shqipëri
Home
Breaking News

MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Mbyllen 655 bare, bilardo, palestra, disko, pube dhe lokale me muzikë live në Shqipëri

11 March, 2020 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News

Ka nisur menjëherë pas vendimit të qeverisë të marë mbrëmë, aksioni në të gjithë vendin për masat e reja anti koronavirus. Për rrjedhojë u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 655 njësi tregtare ku ka grumbullime masive qytetarësht e për rrjedhojë propabilitet më të lartë për pëhapjen e virusit korona. Më konkretisht i është vënë dryni: 522 lokaleve dhe bareve, 29 palestrave, 65 bilardove, 21 diskove e pub-eve dhe 18 lokaleve me muzikë live.

Kjo ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Në zbatim të këtij urdhri, prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave. Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Alarm në SHBA, mbi një mijë të infektuar. Franca në prag të epidemisë si në Itali
Previous article Zbulohet urdhëri i Partisë Socialiste: Për shkak të koronavirusit, pezullohen të gjitha takimet!

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT