• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Masat kundër EKSTREMIZMIT/ 22 000 mësues trajnohen nesër për sjelljet antishoqërore në shkolla (VIDEO)
Home
Sociale

Masat kundër EKSTREMIZMIT/ 22 000 mësues trajnohen nesër për sjelljet antishoqërore në shkolla (VIDEO)

11 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 22 000 mësues të ciklit të ulët dhe atij të mesëm, pritet të trajnohen ditën e nesërme mbi sjelljet antishoqërore në shoqëri, në 2168 shkolla të vendit.

Në trajnim mësuesit do të rrisin njohuritë e tyre se si të identifikojnë shenjat e sjelljeve antishoqërore që mund të çojnë në sjellje të dhunshme në shkolla, duke u fokusuar në mbrojtjen e fëmijëve, veçanërisht atyre nga grupe vulnerabël.

Trajnimi adreson mënyrën e menaxhimit të rasteve që kur lindin, duke shfrytëzuar burimet brenda shkollës, komunitetit dhe institucioneve qeveritare.

Iniciativa e zhvilluar nga Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e mbështetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, realizohet në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Mësuesit do të trajnohen nga kolegë të tyre të trajnuar më parë. Më herët është kryer trajnimi ne Akademinë e Sigurisë i 52 përfaqësuesve të DAR dhe ZA-ve, të cilët më pas trajnuan 1835 arsimtarë të tjerë nga 1377 shkolla, si dhe vijoi përgatitja e kurrikulës së trajnimit. Kurrikula përmban 13 tema dhe dy video leksione.

Në fund të trajnimit të gjithë mësuesit pjesëmarrës do të plotësojë një pyetësor, gjetjet e të cilit do të shërbejnë për të identifikuar problemet në këtë fushë.

Në kuadër të strategjisë, me vendim të Këshillit të Ministrave u krijua në 1 Janar 2018, Qendra Koordinuese kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, e parashikuar në strategjinë kombëtare të masave kundër radikalizmit dhe ekstremizmit.

Në vitin 2016 Kryeministri emëroi Koordinatorin Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Agron Sojati, për krijimin e mekanizmave të angazhimit të aktorëve të të gjitha niveleve për adresimin adekuat të kësaj çështjeje.

Nisma është inkurajuar përmes këtij videomesazhi nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, e cila garanton për vëmendje dhe fokus të vazhdueshëm nga ana e qeverisë për mjedise edukative të sigurta për nxënësit shqiptarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Suarez ndërhyrje horror ndaj ‘yllit’ të Barçës, ka nervozizëm
Previous article VIDEO/ Djali i Hueyda-s feston ditëlindjen, shfaqen siç nuk i kemi parë asnjëherë

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT