Me qëllim për të parandaluar pëhajen e COVID-19 në ambientet e prokurorisë në hyrje të institucionit është instaluar nje tunel dezifektimi.
Çdo prokuror oficer apo dhe punonjësit që dorëzojnë postën dezifektohen nga 3 deri në 5 sekonda. Ndërkohë në cdo kat të ndërtesës janë montuar pajisje për xhelin dezifektues per duart. Ndërsa prokurorët paraqiten në pune të pajisur me maska dhe doreza.
Ky institucion i është përgjigjur ndërkohë shkresës së Kuvendit duke kontribuar për zbutjen e efekteve financiare të shkaktuar nga situata e krijuar nga përhapja e infeksionit. E gjithë trupa e prokurorëve dhe oficerëve kanë lënë një shumë parash sa paga e luftës. Në total janë mbledhur 17 milionë lekë.


