• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR COVID-19/ Policia e Beratit ndëshkon qytetarët që nuk mbajnë maskë, 352 gjoba në 10 ditë
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAT KUNDËR COVID-19/ Policia e Beratit ndëshkon qytetarët që nuk mbajnë maskë, 352 gjoba në 10 ditë

24 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Që prej datës 15 tetor, ditën kur edhe hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskës në vendet publike, në vendet e hapura, në rrugë e kudo tjetër përveç banesës, në qarkun e Beratit janë vendosur 352 gjoba.

Papërgjegjshmëria e qytetarëve beratas, të cilët të pabindur ndaj urdhrit të qeverisë nuk kanë preferuar të mbajnë maska në vendet e detyrueshme për t’i mbajtur ato, ka bërë që në 10 ditë policia të ndërmarrë ndaj tyre masa administrative, që përllogariten gati 35 gjoba çdo ditë.

Burimet zyrtare të DPV Berat bëjnë me dije se deri sot janë vendosur rreth 352 gjoba në të gjithë qarkun e Beratit, të vendosura nga patrulla të ndryshme policore. Të njëjtat burime konfirmojnë se më të pabindurit për vendosjen e maskës janë në më të shumtën e rasteve të rinjtë dhe banorët e zonave rurale.

Muaji i fundit ka shënuar shifra në rritje të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë qarkun e Beratit dhe pikërisht për këtë arsye mbajtja e maskës shihet nga pjesa më e madhe e qytetarëve jo vetëm si detyrim por edhe një formë sensibilizimi për të gjithë në mënyrë që ky virus i rrezikshëm të përhapet sa më pak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORGANIZONTE LOJRA FATI NË LOKAL/ Arrestohet pronari 29-vjeçar dhe kamarieri (DETAJE)
Previous article NESËR NRYSHON ORA/ Akrepat do kthehen 60 minuta pas

Delo.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT