• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAT KUNDËR COVID-19/ Nga shërbimi taksi ndërqytetas tek shtimi i zonave të gjelbërta, ja lehtësimet që nisin këtë javë
Home
Sociale

MASAT KUNDËR COVID-19/ Nga shërbimi taksi ndërqytetas tek shtimi i zonave të gjelbërta, ja lehtësimet që nisin këtë javë

4 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga dita e sotme hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi. Ndryshime ka edhe në lidhje me të riatdhesuarit.

Nga4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Gjithashtu nga kjo javë do të ketë lehtësime të udhëtimit metaksi, ku tashmë lëvizja do të jetë dhe ndërqytetëse në të gjithë vendin dhe nga 1 pasagjer mund të mbahen 2, por gjithmonë anëtarë të një familje.

Në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyredhe jo në hotelet karantinë.

Ndërsa pjesa tjetër që banon në zonat e gjelbra do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.

Këto lehtësime do të pasohen me të tjera në dy javët ne vijim, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme se ” do të ketë lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë”, duke treguar edhe një herë se vetëm masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme pa ndërgjegjësimi qytetar dhe kujdesin që ata duhet të tregojnë vazhdimisht.

Po çfarë pritet të ndodh gjatë javëve në vijim? Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë, do të hapen pjesërisht edhe qendrat tregtare ku do të lejohet hapja e disa dyqaneve brenda tyre. Këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit dhe deri në orën 17:30 të pasdites si dhe duhet të respektojnë një protokoll specifik masash sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më 18 maj pritet që lehtësimet të jenë më të mëdha ku do të hapen baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme të tyre, ndërsa në ambientet e brendshme shërbimi do të jetë i ndaluar kategorikisht. Hapja e tyre do të shoqërohet me rregulla specifike të ruajtjes së distancës nga tavolina në tavolinë si dhe mes klientëve për të siguruar mbrojtjen maksimale. Gjithashtu gjatë kësaj jave do të shtohen riatdhesimet dhe se karantinimi i tyre tashmë do të bëhet në banesa dhe jo hotelet karantinë të përcaktuara nga qeveria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA MERR FRYMË, NGA SOT MASA LEHTËSUESE/ Qytetarët mund të vizitojnë të afërmit, rihapen restorantet me "delivery" dhe parqet
Previous article NJË MUAJ NGA HEQJA E TAKSËS/ Kosova importoi nga Serbia 12.4 milionë euro mallra

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT