• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT E REJA/ Rregulla të ASHPRA për deputetët, jo më minifunde e atlete
Home
Politikë

MASAT E REJA/ Rregulla të ASHPRA për deputetët, jo më minifunde e atlete

31 October, 2018 F.autor Politikë

Është përgjegjësi e drejtuesit të seancës, ose në përgjithësi të drejtuesit të mbledhjes ose ftuesit të një takimi, që të monitorojë respektimin dhe të tërheqë vëmendjen për respektimin e kodit të veshjes nga deputetët. Në rast se drejtuesi i seancës së komisionit, seancës plenare ose i organit të Kuvendit konstaton mosrespektim të Rregullores, fton deputetin të largohet dhe të përshtatë veshjen”, thuhet në udhëzues.

Vijat e kuqe për burrat

Udhëzuesi parashikon disa vija të kuqe sa i takon veshjes së deputetëve. Në udhëzues janë marrë dy modele, që duhet të respektohen nga meshkujt. Modeli i parë për meshkujt parashikon këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata serioze/jo të rastit / të shkujdesura (casual).

Gjithashtu rekomandohet të vendosin një kravatë, e cila duhet të jetë e lidhur mirë. Modeli nuk parashikon atlete, por vetëm këpucë serioze. Meshkujt duhet të shmangin aksesorët dhe stampat e dukshme, duhet të jenë gjithmonë të rruar ose në çdo rast me mjekër dhe flokë të kuruar e të rregullt.

Modeli i dytë i përket Kombeve të Bashkuara, i cili parashikon kollare dhe një këmishë serioze, zyrtare. Xhaketat janë të rekomandueshme, por nuk kërkohen. Pantallonat duhet të jenë zyrtare dhe të vishen me këmishë. Xhinset ose pantallonat e shkurtra nuk janë të duhurat dhe janë të papranueshme. Këpucët duhet të jenë zyrtare dhe të përshtatshme për eventin.

Vijat e kuqe për femrat

Femrat nuk duhet të veshin fundet e shkurtra, dekoltetë, veshjet pa mëngë, materialet sportive ose ekstravagante (xhinse, lëkura) ose ngjyrat e forta; këpucë zyrtare të mbyllura para dhe të shmangin takat e larta (mbi 7 cm), platformat, si dhe ngjyrat e forta; nëse duhet të përdorin bizhuteri, ato duhet të jenë fine dhe elegante; të shmangin tualetin e tepruar (të përdorin ngjyra të lehta) dhe parfumin e tepruar; të shmangin aksesorët e mëdhenj dhe me ngjyrë të fortë; të shmangin lyerjen e thonjve, prerjen e flokëve dhe përdorimin e ngjyrave, në mënyrë ekstravagante.

Modeli dytë për femrat

Modeli i OKB që duhet të respektojnë deputetet e shqiptare parashikon një bluzë e këndshme, por dekolteja nuk duhet të jetë e dukshme. Për ta bërë veshjen të duket akoma më mirë, xhaketa do të ishte perfekt. Të gjitha femrat duhet të veshin pantallona, gjatësia e të cilave të jetë poshtë gjurit.

Nëse vishet fustan, ai duhet të jetë serioz, zyrtar, i përshtatshëm për eventin dhe jo fustan mbrëmje. Fustani nuk duhet të jetë i hapur sa të arrijë skajet e shpatullave. Gjatësia e fustanit duhet të jetë deri poshtë gjurit. Duhet mbajtur parasysh tё mos jetë i ngushtë, me përjashtim të pjesës së belit. I njëjti rregull aplikohet dhe për fundet. Nëse femrat dëshirojnë të veshin funde, gjatësia e tyre duhet të jetë deri poshtë gjurit. Po ashtu kërkohen dhe këpucë serioze. Fundet sportive dhe shapkat e plazhit nuk lejohen. Rregulli i prerë është jo dekolte të tepruar, jo shpatulla jashtë dhe jo gjunjë të zbuluar!

Si duhet të sillet deputeti në jetën private

Deputetët duhet të kenë kujdes edhe me sjellët në jetën private, të cilat mund të cenojnë imazhin e Kuvendit. Deputeti mund dhe duhet të konsiderojë që çdo mangësi ose shkelje në sjelljen profesionale ose në jetën personale mund të ndikojë në vlerësimin mbi integritetin personal dhe vlefshmërinë e punës së tij dhe, si pasojë, mund të ngrenë dyshime rreth besueshmërisë së gjithë procesit parlamentar. Zbatimi dhe respektimi në bllok i rregullave të Kodit të Sjelljes dëshmon integritetin personal të deputetit.

Integriteti kërkon që deputeti: të reflektojë standarde të larta profesionale e personale në ushtrimin e funksioneve të tij, për të siguruar funksionimin sa më transparent, të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm të institucionit të Kuvendit; të garantojë mbrojtjen e interesit publik në gjithë aktivitetin e tij, duke shmangur çdo sjellje që mund të komprometojë integritetin dhe besueshmërinë e publikut; të shprehë në mënyrë besnike të vërtetën, pa frikë dhe pa u ndikuar nga pikëpamjet e bindjet politike, sociale, fetare ose ekonomike të personave që takojnë gjatë detyrës”, parashikon udhëzuesi.

Gjithashtu deputeti duhet të shmangë sjellje të paqarta dhe të dyshimta, çdo diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, orientimit seksual, kombësisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimi të bindjeve politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, ose për çdo shkak tjetër.

Deputeti duhet po ashtu të ruajë të pastër figurën e tyre morale dhe të shmangë sjellje ose veprime, të cilat cenojnë autoritetin dhe imazhin e tij para opinionit publik. Byroja e Kuvendit, si autoritet përgjegjës për zbatimin e këtij Kodi Sjelljeje, mund të marrë në shqyrtim dhe analizë raste të veçanta të sjelljes së deputetit të lidhura me keqpërdorimin e figurës së deputetit si përfaqësues i Kuvendit, ofrimin e modeleve të gabuara ose nxitje të formave joetike ose të dënueshme për zgjedhësit.

Byroja e Kuvendit, gjatë shqyrtimit të çështjes, arsyeton në lidhje me masën e cenimit tëbesimit publik të deputetit, si dhe nëse masa e cenimit të besimit për shkak të sjelljes negative të deputetit, ka prekur imazhin dhe besimin e publikut në raport me Kuvendin.

Byroja, në varësi nga rasti, nga masa e cenimit të imazhit të institucionit dhe nga të dhëna të regjistrit të masave disiplinore, për ekzistencën ose jo të masave të tjera në të kaluarën, vendos për marrjen ose jo të masës disiplinore dhe për llojin e masës, në përputhje me nenin 63 të Rregullores së Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANIFIKON NDRYSHIMIN DRASTIK NË PAMJE/ Emina Cunmulaj vendos ti presë flokët si... (FOTO)
Previous article PARALAJMËRIMI I GRIEZMANN/ "Shikoj ëndrra me “Topin e Artë”…"

F.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT