Spanja ka vendosur që të heqë kufizimet për turistët e huaj, pas hapjes së sezonit të turizmit.
Të gjithë turistëve që do të futen në Spanjë, do t’iu matet temperatura në aeroport, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale.
Me heqjen e kufizimeve, Spanja i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj.
Megjithatë, maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet.
Spanja është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi, me më shumë se 245 mijë të infektuar dhe 28 mijë viktima.
Turizmi është një nga sektorët kyç të ekonomisë, pasi më shumë se 80 milionë turistë vizitojnë çdo vit Spanjën.


