Me lotësh dhe dhimbjes së madhe, prindërit e Viktorjan Picakut, ekzekutuar dy netë më parë në Bari të Italisë bëjnë apel për ndihmë nga shteti shqiptar. Kërkojnë t’u mundësojë kthimin e trupit të pajetë që ta varrosnin në vendin e lindjes.
“Kush të ketë mundësi të na bjerë fëmijën këtu, vini dorën në zemër, aman, ne nuk kemi mundësi”- thotë mes lotësh i ati, për Report TV.
Ndërkohë që nëna e tij ka treguar se e ka marr vesh gjëmën nga djali i madh, në sy të të cilët edhe e vranë.
“E morëm vesh nga djali i madh, në sy të tij e kanë vra, madje i kanë thënë mos e prek se të vramë dhe ty, këtë na ka thënë djali e të gjithë. Na ndihmoni të sjellim kufomën, të na bien djalin. Me zë, folëm një natë para se ta vrisnin, kurse ditën kur u vra ka pas ditëlindjen e mbesës, me të shkruar folëm, por jo me zë. Punonte punë të zezë, ishte pa letra, në mëshirë të fatit”- thotë e ema.


