• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRRA NË DAJÇ/ Zbardhet kërkesa, autori kërkon mëshirë, Apeli…
Home
Breaking News

MASAKRRA NË DAJÇ/ Zbardhet kërkesa, autori kërkon mëshirë, Apeli…

5 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Burg përjetë për Miklovan Parubin. Është ky vendimi i formës së prerë, dhënë nga drejtësia për 35vjeçarin nga fshati Dajç i Shkodrës.

Gjykata e Apelit në Shkodër dha këtë vendim për autorin e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së disa personave të tjerë në ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë. Mësohet se Parubi është shfaqur i penduar, madje ka kërkuar edhe mëshirë, por Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë për burgim të përjetshëm.

Përmes avokatit të tij, Parubi ka kërkuar një dënim të zbutur, 25 vjet, por kërkesa nuk u mor parasysh.

Kërkesën për dënimin e tij me burg përjetë e ka paraqitur përfaqësuesi i akuzës së Apelit Shkodër, Elvin Gogaj, i cili pasi analizoi të gjitha provat në dosje, iu drejtua Gjykatës me përfundimin se i pandehuri Miklovan Parubi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nga ana tjetër, vetë i pandehur kërkoi mëshirë dhe nëpërmjet avokatit të tij, parashtroi disa pretendime, duke kërkuar dënimin me 25 vite burgim, kërkesë e cila u refuzua nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Ngjarja e rëndë e vrasjes së Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshti, ka ndodhur në 3 tetor 2016, ku rreth orës 22:40 në një bar-kafe të quajtur “Shqiponja”, në fshatin Dajç të Shkodrës. Në një video të publikuar pas ngjarjes duket qartë momenti kur autori i krimit, Miklovan Parubi, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar pa asnjë paralajmërim me breshëri mes grupit të djemve që qëndronin në një tavolinë në lokal.

Pamjet filmike tregojnë momente drithëruese ku Parubi qëllon nga shumë afër me kallashnikov, ndërsa të pranishmit largohen në mënyrë të çoroditur, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për t’u shpëtuar breshërisë së plumbave.

Në total, Parubi ka qëlluar plot 38 herë, ndërkohë që të vdekur në vend ka lënë dy persona Arjet Saitin dhe Gacalin Kopshtin, ndërsa ka plagosur rëndë personat e pranishëm në tavolinë, Vinçens Kopshti, vëllain e viktimës Gacalin Kopshti, Aleksandër Prendin, Ndokë Markun dhe Kidas Molla.

Sipas dosjes hetimore, i pandehuri Parubi ka qenë pak kohë para ngjarjes në ambientet e lokalit “Shqiponja” dhe pas një de bati verbal me dy nga djemtë, ai është larguar dhe ka marrë një armë automatike, duke u kthyer në lokal dhe ka hapur zjarr në drejtim të tavolinës ku qëndronin të rinjtë.

Lokali ku ndodhi krimi i rëndë administrohej me qira nga viktima, Arjet Saiti. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 copë gëzhoja model 56, 6 predha armë zjarri, 4 këmisha predha armë zjarri, 2 bërthama predhe armë zjarri, 1 krehër harkor automatiku model 56.

Autori i kësaj ngjarjeje të rënda u arrestua të nesërmen nga Policia Vendore e Shkodrës, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për burg të përjetshëm, që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke marrë kështu formën e prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILLON MENJËHERË NGA PUNA/ Reja në Greqi për të parë “derbin” e shqiptarëve
Previous article "PLESHTI" ME CR7 NË NJË EKIP? Ja plani i çmendur i David Beckham për klubin e tij

k.autor

Postime të ngjashme

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave Aktualitet

MOTI I KEQ/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin rrugët në Vlorë, alarm për pusetat e bllokuara dhe ujin pranë banesave

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike Aktualitet

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS NË GREQI/ Arrestohen dy shqiptarë, policia zbulon mbi 347 kilogramë lëndë narkotike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT