Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane sot si pjesë e hetimit për vrasjen e Kadjia Bencheikh, gruaja 46-vjeçare marokene e cila u gjet e copëtuar, e trupi i ishte hedhur në një ullishtë në Valeggio sul Mincio (Verona) mbrëmjen e 30 Dhjetorit.
Gazeta L’Arena raporton duke cituar burimet nga karabinierët.
Sipas asaj që është mësuar, gruaja i njihte dy të dyshuarit e arrestuar, të cilët kishin shoqëri me viktimën, e cila bashkëjetonte me një shqiptar tjetër, shok i tyre.
Karabinierët specifikojnë se hetimet e mëtejshme janë ende në proces, në pritje të seancës gjyqesore për të vleresuar masen e arrestit.
Hetimi po udhehiqet nga prokurori Giovanni Pietro Pascucci.