Flet pasi u arrestua Erdet Çapoku autori i vrasjes makabre të kunatës së tij Enkeleda Çapokut në Paskuqan. Ai thotë se e kreu vrasjen pasi pasi dyshonte që Enkeleda i tradhëtonte vëllain.
34 vjeçari i cili vrau kunatën në sy të vajzës së saj duke e prerë me thikë në hundë, fytyrë dhe damarët e njërës dorë, është arrestuar ditën e sotme nga policia në Laprakë teksa lëvizte me biçikletë.
Autori ka dëshmuar në polici se ka qënë i dehur kur ka shkuar te kunata. Më tej ka thënë se mes kunatës dhe tij ka pasur konflikte për shkak se dyshonte se i tradhëronte vëllain.
Mësohet se edhe në momentin kur është arrestuar ai ka qënë në gjendje dehur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në sy të vajzës 18 vjeçare dhe nënës së Enkeledës.
Kujtojmë se 38 vjeçarja e kishte denoncuar kunatin në policinë e Kamzës dhe kishte marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.
Arsyeja ka qenë përndjekja dhe kërcënimet e vazhdueshme nga vëllai i burrit të saj, në kohën kur ky i fundit ndodhet në brug prej 7 vitesh pasi është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.


