• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKROI ÇIFTIN PASHO DUKE I COPËTUAR NË 4 VALIXHE/ Ja çfarë vendos drejtësia italiane për të dashurën e djalit, Elona Kaleshit
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKROI ÇIFTIN PASHO DUKE I COPËTUAR NË 4 VALIXHE/ Ja çfarë vendos drejtësia italiane për të dashurën e djalit, Elona Kaleshit

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

36-vjeçarja shqiptare, Elona Kalesha, e arrestuar që nga dhjetori i kaluar për vrasjen e dyfishtë dhe masakrimin e bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit Taulant Pasho, është lënë në burg.

Masa me burg për 36-vjeçaren u vendos nga gjyqtari Angelo Pezzuti, i cili hodhi poshtë kërkesën për ndryshim të masës paraprake e paraqitur nga dy avokatët Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Avokatët e Kaleshës kërkuan ndryshim të masës së arrestit, kalimin në arrest shtëpiak. Në kërkesën e paraqitur, ata theksuan se ADN-ja e 36-vjeçares nuk ishte gjetur në dorezat e valixheve ku ishin fshehur kufomat e çiftit Pasho dhe sipas tyre kjo ishte një shënje se ajo nuk është përfshirë në vrasje.

“Fakti – shkruan gjyqtari hetues – se nuk janë gjetur gjurmë të Elona Kaleshës në valixhet që përmbajnë trupat e viktimave, nëse nuk çon në përkeqësim të akuzës, sigurisht që nuk hedh poshtë mundësinë e përfshirjes së saj në zhdukjen e tyre” . “Është mjaft e mundshme – vazhdon ai – që gjurmët thjesht kanë humbur me kalimin e kohës, mundësisë që valixhet të jenë trajtuar nga një bashkëpunëtor ose që ai kishte doreza”.

Në analizat e para të ADN-së ishin gjetur gjurmë të një mashkulli, por identiteti i së cilit nuk është barë ende i ditur.

Nën hetim për ngjarjen makabre janë edhe Denis Kalesha, vëllai i vogël i Elonës dhe ish i dashuri, Taulant Pasho, i biri i çiftit të ndjerë shqiptar.

Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Sollicciano dhe autostradës Firence-Pisa-Livorno. Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes së tyre, pranë burgut në Solliciano. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nga ata nuk u mor vesh asnjë lajm dhe vajza e tyre ishte në kërkim prej vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET NGA AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Shpejtësia "skëterrë" i preu jetën në mes 20-vjeçarëve, sekondat e fundit të 2 të rinjve
Previous article BOMBARDIMI I GAZËS/ Netanyahu: Izraeli e ktheu Hamasin “me vite prapa”

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT