• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA me PRONAT në zonat turistike të Shqipërisë/ Gjiri i Lalzit ishte i fundit. Ja pushtetarët lokalë që ranë në pranga
Home
Ekskluzive

MASAKRA me PRONAT në zonat turistike të Shqipërisë/ Gjiri i Lalzit ishte i fundit. Ja pushtetarët lokalë që ranë në pranga

9 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Plot 10 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumentave të pronave në bregdetin e Spilles dhe të Gjirit të Lalzit. Po ashtu, për këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar 4 ish-zyrtarë pasi akuzohen për “abuzime me pronat”. 
Ish-Komuna Ishëm jepte me qira plazhet duke u bazuar në VKM e miratuar një vit më pas. Shfrytëzimi i dhënies me qira të hapësirave publike, kryesisht atyre plazhe janë kryer në procedura flagrante ligjore. Ish-Komuna Ishëm ka dhënë 10 leje me qira duke u bazuar në një VKM që miratimi ka kaluar një vit pas lidhjes së këtyre kontratave, i cili kohështrirjen e përcakton deri në 3 vjet dhe jo 10 vjet siç dhe kanë proceduar këto ish-funksionarë shtetërore.

Por, ky skandal nuk quhet i vetëm në llojin e tij. Mjaton të kujtojmë të bujshmin e Kavajës ku plot 11 veta u arrestuan pasi tjetërsuan 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Kush ishin të arrestuarit:
1.Fatos Kaja
, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)

2.Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

3.Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
4.Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
5.Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6.Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7.Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8.Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë
9.Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10.Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11.Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Gjithashtu një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Shkodër tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, janë të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit në kundërshtim me ligjin.

E gjitha dukej se kishte ardhur nga ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj.

Në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi kanë fallsifikuar dokumenta zyrtarë, në bazë të të cilëve persona të ndryshëm janë bërë pronar të pronave në zonën turistike pa pasur asnjë të drejtë ligjore per përfitim të pronësisë.

Pesë zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave u arrestuan pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes Jenisheri një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.

Kush janë të arrestuarit:
Bledar Dervishaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Si dhe, në kohën e arrestimit, rezultonte këshilltar i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ali Aliaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Dhimitër Papa, 49 vjeç, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.
Merita Gjinali, 49 vjeç, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panik në stadiumin “Skënderbeu”, vëllai i Osmanit bie nga tribuna. Urgjent në spital (FOTO)
Previous article Conte reagon ndaj zërave për largimin nga Chelsea

F.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor Breaking News

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT