• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA PËR ELVANËN/ Viktima në kërkim për VRASJE në tentativë. Si arriti ti shpëtonte…
Home
Breaking News

MASAKRA PËR ELVANËN/ Viktima në kërkim për VRASJE në tentativë. Si arriti ti shpëtonte…

6 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fabian Gaxha, 28-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes gjatë përplasjes me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Fabian Gaxha
Fabian Gaxha

Për t’u shpëtuar kontrolleve të Policisë, ai përdorte kartën e identitetit të të vëllait, Rigers Gaxha, dy vjet më i vogël, me të cilin kishte ngjashmëri. Kjo solli edhe ngatërresën mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, pasi Policia gjeti kartën e identitetit me emrin e Rigers Gaxhës, por më pas çështja u sqarua. Viktima në fakt ishte Fabian Gaxha, i cili mësohet se ishte truproja i Ervis Martinajt, që po ashtu mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes.

 

 

Sipas deklaratave të shpërndara nga Policia e Tiranës, rreth dy muaj më parë Gaxha rezulton të ketë qenë person i shpallur në kërkim, me akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë që prej datës 27 gusht të këtij viti. Policia njoftonte zyrtarisht se 28-vjeçari ishte i dyshuar për plagosjen e Andi Spahiut, i cili po ashtu u arrestua, pasi në banesë iu gjetën disa doza heroinë.

PLAGOSJA NË ALLIAS

Më 29 gusht të këtij viti, Policia e Tiranës tha se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së 30-vjeçarit Andi Spahiu, në shtëpinë e tij në Allias. Ndërsa tha se kishte arrestuar të dëmtuarin, i cili ndodhej duke marrë mjekim në Spitalin e Traumës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën disa doza heroinë. Ndonëse vetë i plagosuri nuk ka pranuar të japë shpjegime për oficerët e Policisë Gjyqësore, burimet thanë se ka dyshime që ai është qëlluar nga shtetasi i shpallur në kërkim, 28-vjeçari me iniciale F.G., emri i të cilit u bë publik vetëm dje, pasi u vra në zonën e ish-Bllokut. Pra, bëhet fjalë për Fabian Gaxhën. Policia tha në atë kohë se plagosja dyshohej se kishte ndodhur për çështje të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ngjarja kishte ndodhur më datë 27 gusht, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën e Alliasit, në Tiranë. Ndërsa Policia ishte lajmëruar vetëm pasi i plagosuri ishte paraqitur në Spitalin e Traumës. I plagosuri Andi Spahiu, sipas Policisë jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa të afërmit e tij ishin jashtë vendit. Burimet deklaronin se ai ishte qëlluar 4 herë me armë zjarri, në këmbë dhe në shpinë, ndërsa ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Policia ishte lajmëruar për ngjarjen nga fqinjët e familjes Spahiu, të cilët telefonuan pasi kanë dëgjuar të shtënat.

VIKTIMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 6/ 10/ 2018/ Nga zgjedhjet në Letoni tek...
Previous article DITËLINDJET E 6 TETORIT/ KUSH FESTON SOT? Nga aktorja…(FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT