• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA NË ZELANDËN E RE/ Flasin të mbijetuarit e sulmit: Jemi me fat, por kemi frikë…
Home
Nderkombetare

MASAKRA NË ZELANDËN E RE/ Flasin të mbijetuarit e sulmit: Jemi me fat, por kemi frikë…

16 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Të mbijetuarit pas sulmit në dy xhami të Christchurch-it në Zelandën e Re ndihen me fat pasi ju shpëtuan plumbave gjatë lutjeve të së premtes. Osman Ahmad, i cili sapo doli nga spitali, mbijetoi pasi u shtri poshtë trupave të tjerë të viktimave, ndërsa vajza e tij mundi të largohej me vrap kur filluan të shtënat.

“Isha me fat që qëndrova poshtë trupave të tjerë, poshtë atyre që humbën jetën,” tha ai.

I riu Abdikina Ali-Hassarn thotë se ndihet shumë i frikësuar që të rikthehet në xhami. Fatmirësisht ai ishte në punë gjatë kohës së sulmit.

“Kam frikë të shkoj sërish në xhami, kam frikë se një sulm i tillë mund të përsëritet,” tha ai.

Sulmi, i cili u konsiderua një akt terrorist nga kryeministrja Jacinda Ardern, që rezultoi më tragjiku në historinë e Zelandës së Re, la 49 të vdekur e mbi 50 të plagosur. Dy veta janë në gjendje të rëndë, ndërsa një fëmijë 5-vjeçar është transferuar në një spital të Auckland për kujdes më të specializuar.

Një ditë pas tragjedisë Ardarn u zotua të punojë për një ligj të kontrollit të armëve.

“Një gjë mund ta them me siguri. Ligjet tona për armët duhet të ndryshojnë. Ka pasur disa përpjekje për t’i ndryshuar. Tani është çasti,” tha ajo.

Qytetarët në Zelandën e Re janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për t’u solidarizuar me viktimat dhe familjet e tyre. Mes atyre që dolën për të vendosur lule pranë vendit të sulmit ishte dhe aktori i njohur Sam Neill.

Ndërkohë i dyshuari kryesor për masakrën, 28-vjeçari Brenton Tarrant, doli përpara gjykatës të shtunën. Ndaj tij rëndën vetëm një akuzë, ajo e vrasjes. Dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje ndodhen në paraburgim. Asnjë prej tyre, përfshirë autorin, nuk ishin nën mbikëqyrje nga autoritetet si persona me rrezikshmëri. Tarrant pritet që të dalë përsëri para gjykatës më 5 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES/ Këto gabime i bëjnë të gjitha çiftet kur zgjedhin unazën e fejesës
Previous article RIKTHEHEN JELEK-VERDHËT/ Në rrugët e Parisit përsëri ka dhunë, protestohet për...

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT