• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA NË ZELANDËN E RE/ Fillon kthimi i trupave të viktimave
Home
Nderkombetare

MASAKRA NË ZELANDËN E RE/ Fillon kthimi i trupave të viktimave

17 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re ka arritur në 50. 50 persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat. 36 persona janë ende në spital, nga të cilët dy në gjendje kritike.

Komisioneri i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, tha të dielën se trupi i “të paktën një viktime” të vrasjeve masive të premten në dy xhami, do t’i jepet familjes.

Drejtuesja e zyrës mjeko-ligjore Deborah Marshall tha se autoritetet janë “duke punuar me shpejtësi” për të siguruar identifikimin e saktë të viktimave.

“Nuk mund të ketë asgjë më të keqe se sa t’i japësh trupin e gabuar familjes së gabuar. Kemi parë nga përvoja jashtë vendit, se kur përpiqesh të përshpejtosh procesin ose të anashkalosh hapat e duhur, ndodh pikërisht ajo që nuk duhet të ndodhë“.

Qeveria shpreson të kthejë të gjitha trupat e viktimave tek familjet e tyre deri të mërkurën.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha të dielën se ajo ishte një nga më shumë se 30 personat të cilëve u ishte dërguar manifesti nacionalist prej 74 faqesh nga i dyshuari për vrasjet, nëntë minuta para sulmeve të tij terroriste në dy xhami të Zelandës së Re.

“Nuk përfshihej vendi apo hollësi specifike. U këshillova brenda dy minutave nga marrja e tij, të paktën në zyrën time, dhe mesazhi iu përcoll drejtpërdrejt zyrës për sigurinë parlamentare. Dua t’ju siguroj që në se do të ishin dhënë detaje do të kishim vepruar menjëherë”.

Ardern tha se 28-vjeçari Brenton Tarrant, një qytetar australian dhe nacionalist i bardhë i vetëshpallur i akuzuar për vrasjet masive “do të përballet me sistemin e drejtësisë të Zelandës së Re”. Tarrant dënon myslimanët dhe i quan emigrantë “pushtues” në manifest.

Kryeministrja pohoi disa herë gjatë një konference shtypi të së dielën pasdite se “do të ketë ndryshime në ligjet e armëve”.

Numri i të vdekurve nga vrasja masive në dy xhamitë e Zelandës së Re të premten shkoi në 50 pasi punonjësit e emergjencës gjetën një trup tjetër në një nga skenat e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E KEMI MENDUAR POR ME..."/ Habit Florian Agalliu: Vajza nuk do që ne të bëjmë 1 fëmijë të dytë
Previous article “ISHTE DËSHTIM PËR MUA, KAM VUAJTUR SHUMË!” Bora Zemani flet për divorcin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT