Identifikohet autori i masakres ne Teksas. Mediat e huaja raportojnë se sulmuesi i armatosur që hapi zjarr brenda kishes në Teksasit duke vrarë të paktën 27 persona, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, një grua shtatzënë dhe vajzën 14-vjeçare të pastorit është identifikuar si pjese e Forcave Ajrore dhe mësues i studimit të Biblës.
Devin Patrick Kelley, personi qe shihni ne foton poshte hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland, i veshur me veshje luftarake dhe filloi të shtënat, raporton Daily Mail.
Kelley, 26 vjeç, nga New Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe County, por është ende e paqartë nëse sulmuesi beri vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet.
Policia e San Antonio bastisi shtëpinë e Kelley të dielën mbrëma. Kelley, i cili ishte i martuar, kishte postuar kohët e fundit një foto të një arme AR-15 në faqen e tij në Facebook.
Ai mesohet se ishte shkarkuar nga Forcat Ajrore pasi kishte dhunuar gruan dhe femijen e tij.