• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA në shkollën në TEKSAS/ Zbulohen detajet: Autori është një 17-vjeçar…
Home
Nderkombetare

MASAKRA në shkollën në TEKSAS/ Zbulohen detajet: Autori është një 17-vjeçar…

18 May, 2018 F.autor Nderkombetare

Plot 10 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr ndaj nxënësve. Raportohetse, pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri me policinë, agresori u prangos. Ky i fundit u identifikua nga policia si 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis.
Zyra e sherifit të zonës konfirmoi numrin e viktimave dhe tha gjithashtu se i plagosur nga mbetur një oficer policie. Presidenti amerikan Donald Trump shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në fillim të një konference që përkoi me masakrën.

“Fatkeqësisht më duhet ta nis duke shprehur trishtrimin dhe dhimbjen tonë për masakrën në shkollën e mesme ‘Santa Fe’ në Teksas, që ndodhi para pak çastesh. Kjo po ndodh prej shumë kohësh në vendin tonë, prej shumë vitesh dhe dekadash. U shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen tonë të gjithë atyre që janë prekur nga ky sulm i tmerrshëm: studentëve, prindërve, mësuesve dhe personelit në shkollë. Administrata ime është e vendosur të bëjë gjithçka në fuqitë e saj për të mbrojtur studentët tanë, për të siguruar shkollat dhe për t’i mbajtur armët larg duarve të atyre që përbëjnë kërcënim për veten dhe të tjerët. Kjo është një ditë shumë e trishtë”, tha Trump.

Sipas mediave amerikane, 9 prej viktimave janë nxënës dhe njëri mësues. Autoritetet thanë se në shkollë dhe jashtë saj kanë gjetur edhe pajisje shpërthyese dhe paralajmëruan civilët që të mos prekin asgjë që i duket e dyshimtë.

Masakra e radhës pritet të ashpërsojë edhe më shumë debatin e zjarrtë për armët në SHBA, dhe jo pa të drejtë. Për ta vënë në kontekst të situatës kombëtare, ky është sulmi i tretë gjatë 7 ditëve të fundit dhe i 22-ti në shkollat amerikane që prej fillimit të vitit në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tony Bellew: Duelin e radhës dua ta zhvilloj ndaj Andre Ward
Previous article SERIE A/ Shikoni çfarë ndodh kur Bonuçi sfidon Calhanoglu në goditjet e dënimit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT