• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA NË RAHOVEC/ Serbët i dogjën kosovarët me benzinë
Home
Rajon

MASAKRA NË RAHOVEC/ Serbët i dogjën kosovarët me benzinë

26 March, 2019 F.autor Rajon

Miradie Ramadani, duke folur për masakrën në Krushë të Rahovecit, rrëfen se si u vranë meshkujt e atij fshati dhe si u detyruan të tjerët të braktisin vatrat e tyre e të shkojnë në Shqipëri.

Miradie Ramadanit nga fshati Krushë e Komunës së Rahovecit, forcat serbe ia vranë burrin dhe 11 kushërinjtë. Zonja Miradie tregon se forcat serbe i detyruan fëmijët që të përshëndeteshin për herë të fundit me baballarët e tyre.

“Meshkujt i larguan nga xhamia dhe neve na vendosën aty. Na detyruan të sillemi rreth e çark për t’u përshëndetur me burrat dhe baballarët sepse na thanë që më nuk do t’i shohim. Burri im ia dha një copë të vogël bukë çikës. Ata i mshuan me pushkë dorës dhe i ra buka nga dora. Na thanë përshëndetuni për herë të fundit. Burri u tha: ‘Nuk kemi bërë asgjë për këto që po na bëni’. Ndërsa ata ia kthyen: ‘nuk i dihet’”, fillon rrëfimin për RTV Dukagjinin,

Ajo thotë se forcat serbe në Krushë i kanë djegur njerëzit e gjallë.

“I kanë parë duke i hyp meshkujt e Krushës së Madhe nëpër kamiona dhe i kanë kallë me benzinë. 56 refugjatë i kanë kallë lart te xhamia, në një shtëpi”. Më  tej Miradia thotë se u detyrua që vetëm me djalin e vogël të largohet për në Gjakovë, pa e ditur se ku i ka anëtarët e tjerë të familjes.

“Në Gjakovë kam përjetuar edhe më shumë tmerr, pasi nuk e kam ditur ku i kam anëtarët e familjes tjetër. Në Gjakovë vetëm krime. Djalin e kam pasur të operuar. Doktori më tha ‘kape djalin e shko në Shqipëri’. I thashë ku të shkoj kur nuk kam askënd atje. Pas dy jave më është futur në ëndërr. Në Gjakovë ditën na lenin të pushonim ndërsa natën na hynin në shtëpia. Mu fut në ëndërr: ‘Çohu shko në Shqipëri se burrin ta kanë vrarë, ndërsa fëmijët i ke në Shqipëri’. Ne e dinim që burrin ma kanë mbytur”, shton Miradia.

Rrëfen se më pas ishte nisur rrugës për në Shqipëri, ndërkaq gjatë rrugës forcat serbe e kishin keqtrajtuar shumë atë dhe djalin e saj 7 muajsh.

“Para se të futemi në Shqipëri na ndaluan përsëri. Unë meqë e kisha djalin të plagosur më ndalën të parën. Çka të ka djali më pyetën. NATO u thashë. Ashtu më tha doktori të them. Ma kapi djalin një serb dhe ma vendosi në pushkë. Dy orë e gjysmë në atë gjendje. Zoti ka dashtë që të mos shuhet kjo familje. Iu lutesha që të mos më mbysin djalin. A ki shpirt mos ma mbyt djalin, ju lutesha. Aty njëri nuk ishte serbe por boshnjak. Më tha: djalin nuk ta mbysë se më kanë sjellë me dhunë””.

Moment i rëndë ishte edhe takimi i Miradies me të bijat.

“Një kushëri i burrit më tha se mi kanë gjetur çikat. Më dërguan në Rrogozhinë. Më doli para çika e vogël dhe më tha: ‘Nënë ku është baba?’. Si t’i them se babain ta ka mbytur serbi e ta ka kallë për së gjalli?! Thashë nuk e di, inshalla janë gjallë”, rrëfen Miradija. Pas takimit me të bijat, zonja Miradie ishte kthyer përsëri në fshatin Krushë ku gjithçka ishte e djegur e shkatërruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË BËRI PËR NJË LEK"/ Moderatorja tregon kritikën që i bëri Vera Grabocka për një rrip
Previous article PASI LINDI VAJZËN/ Rudina Dembacaj tregon sa fëmijë dëshiron: E dua shtëpinë...

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT