• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË MAT/ U vranë për ndërtimin e një RRUGE. Përcillen në banesën e fundit tre VIKTIMAT
Home
Sociale

MASAKRA NË MAT/ U vranë për ndërtimin e një RRUGE. Përcillen në banesën e fundit tre VIKTIMAT

12 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mes dhimbjes dhe lotëve tre viktimave të masakrës së Matit iu është dhënë lamtumira e fundit mesditën e kësaj të premte, ku kanë marrë pjesë qindra njerëz, miq, të afërm si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Mentor Hoxha dhe Erzen Alija ishin punonjës të Bashkisë, ndërsa Hamit Buçi ishte banor i fshatit Shëlli, i cili në momentin e zbrazjes së kallashnikovit nga Kujtim Koxha, ndodhej në shoqërinë e tyre duke drekuar. Rreth orës 17:00 në Mat për të vizituar familjarët e viktimave do të shkojë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në ceremoninë mortore ndodhej edhe deputeti i LSI, Përparim Spahiu.

Nga breshëria e automatikut për një sherr banal mbeti i plagosur rëndë edhe Astrit Hani, i cili në një prononcim për Report Tv deklaroi se autori ka qenë duke pirë raki me ta dhe në momentin kur ka hapur zjarr në drejtim të lokalit, ishte në gjendje të dehur.

Cermonia Mortore për 3 viktimat në Mat

Ditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë Mat ka shpallur “Nderi i Bashkisë” tre punonjësit e vrarë, ka vendosur uljen e flamurit në gjysmë-shtizë dhe mori përsipër shpenzimet e funeraleve të viktimave duke ofruar shumën e 9 milion lekëve.

NGJARJA

Masakra e Matit ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30, ku autori Kujtim Hoxha iu ka thënë punonjësve të bashkisë: Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë?

Në këtë moment, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe më pas ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekë duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Alijan, ndërsa ka plagosur rëndë Astrit Hani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNË BRUTALE/ Vajza 23-vjeçare tregon shenjat e rrahjes nga i dashuri pedofil
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Nuk heq dorë Thaçi: Korrigjimi i kufijve deri në pranverën tjetër

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT