Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e ngjarjes së Matit, duke shkuar në 2 numri i viktimave.
Sipas burimeve, mësohet se Erzen Alija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, ku një shtetasi Kujtim Koxha, pasi është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë, më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend njëri pre punonjësve Mentor Hoxha, ndërsa tre të tjerët u plagosën, por Erzen Alija ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës.
Ndërkohë mësohet se shtetasi tjetër, B. Buçi, i cili është transportuar për në Tiranë, është në gjendje të rëndë, ndërsa i plagosuri tjetër, Astri Hani , shtë mbajtur në spitalin e Burrelit
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, në lokalin ku po drekonin viktima dhe personat e plagosur. Në tavolinë pjatat janë ende të pambaruara, ndërsa poshtë saj një pellg gjaku. Po kështu dhe tek pjesa e banakut, ku me sa duket është mbështetur një prej viktimave duket gjurma e gjakut.