I dyshuari kryesor për masakrën në dy xhami në Zelandën e Re, ku u vranë 49 persona është shfaqur para gjykatës.
Brenton Tarrant, 28 vjeç u shfaq në gjykatë me uniformën e të burgosurit, ndërsa rrinte i heshtur. Mbi të rëndon një akuzë e vetme ajo e vrasjes.
Avokati i tij i emëruar nga gjykata nuk bëri asnjë kërkesë për lirimin me kusht. Dy personat e tjerë, të cilët dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje janë në paraburgim. Ndërsa asnjë nga të paraburgosurit nuk kishte një dosje penale.
Tarrant pritet që të paraqitet përsëri në gjykatë më 5 prill.
Ndërkaq, kryeministrja Jacinda Ardern tha se autori i sulmit kishte pesë armë dhe një licencë për mbajtjen e armëve të zjarrit, duke shtuar: “Ligjet tona të armëve do të ndryshojnë”.
49 persona mbetën të vrarë nga sulmi me armë në një xhami në Zelandën e re, ndërsa 39 të tjerë u plagosën.
Viktimat ishin nga mbarë bota myslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë, Jordaninë, Bangladeshin, Indonezinë dhe Malajzinë. Mes viktimave kishte edhe gra e fëmijë.
Kjo është tragjedia më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Zelandës së Re