• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME 49 TË VDEKUR NË ZELANDË/ Shqipëria dënon sulmin: Akt barbar, terrori nuk ka fe
Home
Sociale

MASAKRA ME 49 TË VDEKUR NË ZELANDË/ Shqipëria dënon sulmin: Akt barbar, terrori nuk ka fe

15 March, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 besimtarë myslimanë, që po kryenin faljen në xhami. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës.

Një terrorist australian 28-vjeçar hapi zjarr ndaj besimtarëve, dhe u arrestua më tej nga forcat policore, së bashku me tre persona të tjerë, të cilët janë në paraburgim, për tu marrë në pyetje në lidhje me sulmin tragjik, mes të cilëve një grua .

Postimi i plotë i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Dënojmë ashpër çdo formë terrori që godet humanizmin. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon me indinjatën më të thellë sulmin e fundit terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 49 besimtarë myslimanë, që po kryenin faljen në xhami dhe kumbi 50 të tjerë mbeten të lënduar.

Ky akt barbar ndaj njerëzve të pafajshëm, tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe, komb, ngjyrë e atdhe, por me mizorinë e tij godet këdo, kudo qoftë, jo vetëm në zona lufte e konflikti, por edhe aty ku mbizotëron paqja dhe mirëqenia, sepse terrori ka vetëm një qëllim, mbjelljen e urrejtjes dhe frikës ndaj tjetrit.

Ne dënojmë edhe një herë me forcë akte të tilla kriminale, që kanë lënduar çdo zemër humane kudo qoftë.

Lusim Zotin gjithashtu që paqja, harmonia, bashkëjetesa e mirëkuptimi të mbizotërojë kudo në botë. Zoti mos i dhëntë mundësi askujt të dalë mbi humanizmin, jetën që e jep veç Zoti dhe vlerat universale, aq të nevojshme në botën e sotme.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës, duke iu ofruar atyre lutjet dhe afërsinë shpirtërore.

KNFSHi dërgon ngushëllimet më të sinqerta Zelandës së Re, familjarëve të viktimave dhe komunitetit të tyre, si dhe i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve gjatë këtij sulmi në Zelandën e Re.

Zoti e ndihmoftë dhe e udhëzoftë njerëzimin kah e mira! Amin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Tiranë... Aty ku të fusësh kokën për tu larë në shatërvan, është normale! (FOTO)
Previous article ERION BRAÇE/ I poqën të gjallë në Gërdec, dhe sot i kemi prapë këtu…

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT