• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME 3 TË VDEKUR NË ELBASAN/ Detajet e TJERA: Autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës
Home
Breaking News

MASAKRA ME 3 TË VDEKUR NË ELBASAN/ Detajet e TJERA: Autorët i ndoqën dhe u bënë pritë pas darkës

30 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja nga masakra në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15 minuta. Tre personat që mbetën të vrarë mbrëmë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay kishin pak ditë që kishin ardhur për festat në Shqipëri. Endrit Alibej (Dylgjeri) jetonte në Holandë, xhaxhai i tij Arben Dygjeri ishte emigrant në Angli dhe rezulton pa precedent, ndërsa turku dyshohet bashkëpunëtor i Endritit. Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, pasi bashkë me të vëllanë Andrea Alibej ishin drejtuesit e një grupi kriminal të goditur në 2013 në Itali, ku u arrestuan 34 persona, mes tyre 12 shqiptarë, ndërsa u sekuestrua kokainë me vlerë 10 mln euro. Nuk dihet se si Alibej ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italianë me vetëm 5 vite burg.

Autorët i kanë ndjekur rrugës nga Peqini në Elbasan dhe në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh i kanë bërë pritë makinës duke i qëlluar me breshëri. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me turkun ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti. Kanë qenë familjarët vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi që janë përballur të parët me ngjarjen e rëndë.  Ata i kanë dërguar në spitalin e Elbasanit, por asnjëri prej tre personave nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pasi ishin qëlluar edhe në kokë dhe humbën jetën në vend. Autoret mendohet se janë vrasës me pagesë duke parë dinamikën e ngjarjes.

Nuk dihet sa persona kanë marrë pjesë në vrasje dhe sa automjete kanë përdorur, ndërsa u raportua se janë larguar në drejtim të fshatrave të Peqinit. Mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes u shoqëruan 15 persona, të cilët u liruan pas marrjes së dëshmive, ndërkohë që në Elbasan zbarkoi drejtori i Policisë së Shtetit dhe RENEA duke blinduar zonën për të rënë në gjurmët e autorëve. Sipas të dhënave të para shkak i ekzekutimit ka qenë përplasja për pazaret e drogës, ndërsa vijojnë hetimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA ME 3 TË VDEKUR NË ELBASAN/ Kush është 51 vjeçari TURK që u ekzekutua MBRËMË së bashku me... (EMRI+FOTO)
Previous article MES ZANA ÇELËS DHE RUDINA MAGJISTARIT/ Bledi Strakosha zgjedh se me cilën nuk do punonte më kurrë

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT