• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA/ Fëmija që i shpëtoi sulmit në shkollë tregon momentet e tmerrit: U fsheha poshtë tavolinës, autorin…
Home
Jetë

MASAKRA/ Fëmija që i shpëtoi sulmit në shkollë tregon momentet e tmerrit: U fsheha poshtë tavolinës, autorin…

31 May, 2022 F.autor Jetë

Një 9-vjeçar, i cili i mbijetoi sulmit në një shkollë në Teksas, ku u vranë 21 persona, mes tyre 19 fëmijë ka treguar momentet e tmerrit. Në një intervistë për CNN, ai është shprehur se personi i armatosur qëlloi disa herë në klasën e tij, pasi nuk mundi që të futej dot brenda, sepse dera ishte mbyllur nga mësuesi.

“Ai qëlloi mësuesin dhe një shok klasë”, tregon Daniel, i cili rrëfen se mbijetoi vetëm pasi “u fsheh poshtë një tavoline”.

“Unë ende mund ta shihja fytyrën e tij,” tha djali, që tregoi se për t’i shpëtuar sulmit doli nga një dritare, xhami i të cilës ishte thyer.

Por kushërira e tij, Ellie Garcia, ishte në një klasë tjetër. Ajo ishte një nga 19 fëmijët dhe dy mësuesit e vrarë në sulmin më të rëndë në shkollë në dekadën e fundit.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas ka përcaktuar një afat kohor të të shtënave të së martës, duke treguar se personi i armatosur ishte në një klasë me nxënësit për më shumë se një orë para se të qëllohej dhe vritej nga një ekip i reagimit taktik të Patrullës Kufitare.

Oficerët mbërritën në shkollë brenda pak minutash, por komandanti në vendngjarje vendosi të priste më shumë se një orë për përforcime, edhe pse fëmijët e mbyllur brenda dhomës me personin e armatosur thirrën 911 dhe iu lutën policisë për ndihmë.

Me kërkesë të kryebashkiakut të Uvalde, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se do te kryeje një hetim mbi rrethanat që lidhen me të shtënat me arme ne shkolle.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E "REL": Të njohurat dhe të panjohurat pas bisedës mes Vuçiçit dhe Putinit
Previous article E PLOTE/ Kapi “mat” nusen me të dashurin, rrëfehet vjehrra: I bëra foto t’ia tregoja djalit, e dija që…

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT