• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASAKRA E TREFISHTË NË TIRANË”/ Reagon vajza e çiftit Mataj: Më falni se ju vrava unë!
Home
Breaking News

“MASAKRA E TREFISHTË NË TIRANË”/ Reagon vajza e çiftit Mataj: Më falni se ju vrava unë!

15 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Më fal vëlla, më falni të gjithë!”. Me këtë frazë të publikuar në profilin e saj të “Facebook”-ut, menjëherë pasi mësoi lajmin për vrasjen e prindërve nga ish-bashkëjetuesi, Nevila Mataj duket se fajëson veten për krimin që ndodhi dje në Tiranë.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Burime nga Policia thanë dje se krimi i rëndë që ndodhi në Unazën e Re, ku u ekzekutuan me armë zjarri Bujar e Xhevahire Mataj, kishte të bënte me mosmarrëveshjet e vazhdueshme të autorit me prindërit e bashkëjetueses së tij.

Këto dyshime, edhe pse jo të thëna drejtpërdrejt, vërtetohen nga ato që shkuan në “Facebook” vajza 37-vjeçare e viktimave. Madje, ajo shprehet se i ka vrarë vetë, duke lënë të kuptohet se për shkak të saj kanë ndodhur mosmarrëveshjet.

“Si ju vrava unë, gjëja ime më e shtrenjtë…”, ka shkruar Nevila, duke i kërkuar fillimisht falje të vëllait e më pas gjithë të tjerëve. Edhe pse pa pëlqimin e prindërve, ajo kishte pasur një bashkëjetesë të gjatë me autorin e krimit, 52-vjeçarin Majlind Lila, i cili në fund kreu edhe vetëvrasje.

Nga lidhja e tyre ka ardhur në jetë një vajzë 5 vjeçe, me të cilën tashmë Nevila jeton e vetme në Suedi. Burime nga Policia thanë dje se çifti kishte udhëtuar bashkë drejt Suedisë disa vite më parë, por prej dy vitesh duket se ata ishin ndarë. Majlindi kishte shkuar të jetonte në Greqi tek i vëllai, nga ku ishte larguar dy ditë para ngjarjes, duke mbërritur në Tiranë.

VAJZA E VIKTIMAVE

Duke i hedhur një sy profilit në rrjetin social “Facebook” të Nevila Matajt, vërejmë se kohët e fundit ajo ka shpërndarë disa shkrime të botuara në media të ndryshme për vrasjen e femrave.

Nga ana tjetër, herë pas here ajo ka të postuara fraza që të lënë të kuptosh se diçka në jetën e saj nuk ka shkuar mirë. Madje, edhe citime të Nënë Terezës, si për shembull: “Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekim, të tjerë vijnë si mësim…”

Por edhe si një shprehje që ajo e ka publikuar në “Facebook” më 12 janar, vetëm 3 ditë më parë, ku thuhet: “Qëndro me ata, të cilët ta dinë vlerën e të respektojnë. Të tjerëve rruga e mbarë u qoftë”.

Fotografitë dhe postimet e saj në rrjetin social komentohen shpesh nga profile që rezultojnë të jenë objekt i shoqatave kundër dhunës ndaj grave e fëmijëve. Nisur nga krimi i rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Tiranë, ku u vranë prindërit e Nevilës, por edhe nga këto të dhëna që na ranë në sy në profilin e saj në “Facebook”, u interesuan strukturat e Policisë së Shtetit.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë, nuk rezultoi, që të paktën në Shqipëri, ajo të ketë bërë ndonjë ankesë për dhunë në familje apo për kanosje nga ana e bashkëjetuesit, Majlind Lila.

Se çfarë ka ndodhur në Suedi gjatë kohës që ata kanë qëndruar bashkë atje, këtë nuk mund ta themi me siguri. Por duket se nga gjithë këto të dhëna, arsyeja e ndarjes së tyre nuk mund të ketë qenë vetëm fakti që prindërit e ndjerë të Nevilës kanë qenë kundër bashkëjetesës së tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MOJ MOTËR MBYLL SHALËT SE DO..."/ Ndjekësit kanë disa këshilla për Ilda Bejlerin (FOTO)
Previous article BORA "PUSHTON" SHQIPËRINË/ ARRSH apel për vëmendje: Ja ku nuk qarkullohet pa zinxhirë

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT