Pas krimit tronditës të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 52 vjeçar, Majlind Lala, vrau me thikë vjehrrin dhe vjehrrën në shtëpinë e tyre, e më pas qëlloi edhe veten, flet vajza e dy viktimave dhe bashkëjetuesja e autorit.
Nertila Mata, e cila ndodhet në Suedi, në një prononcim për News 24 është shprehur se autori kishte tentuar ta vriste me thikë edhe atë në sy të vajzës së saj të mitur.
“Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek une. Nuk erdhi këtu por bëri ate qe beri. Askush nuk i ka marre femijen atij. Dhe familja ime ka qene vecse ndihme per te. Ai ishte nje i semure”, është shprehur ajo.

Çifti Xhevahire e Bujar Mataj qe u vrane nga dhendri
Nuk erdhi këtu por bëri atë që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij. Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”, ka thënë ajo për News 24.
Dyshohet se krimi i trefishtë ndodhi pasi çifti, që prej 1 viti jetonte në Suedi, ishin ndarë.
Shkëputja e marrëdhënies me vajzën e tyre siç duket ka çuar deri në marrëzi 52-vjeçarin që kreu masakrën e sotme në ‘Unazën e Re’, duke vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas veten.
Pasi çifti ishte njohur në Shqipëri që prej 2012-ës dhe kishin bashkë një vajzë, kishin vendosur që të emigronin drejt Suedisë, ndërkohë që konfliktet mes tyre i çuan deri në ndarje. Lila fajësonte prin


