• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA E REÇAKUT/ Osmani: Bota kuptoi se çfarë bëri Millosheviçi në Kosovë
Home
Rajon

MASAKRA E REÇAKUT/ Osmani: Bota kuptoi se çfarë bëri Millosheviçi në Kosovë

15 January, 2022 s.autor Rajon

Presidentja, Vjosa Osmani ka thënë se masakra e Reçakut ka qenë ngjarja ku bota përfundimisht e kuptoi se çfarë ka bërë regjimi i Millosheviçit në Kosovë.

Në ceremoni përkujtimore të 23-vjetorit të masakrës, ajo tha se regjimi gjenociadal i Millosheviçit ka kryer krime në Reçak kundër popullsisë civile të pafajshme.

“23 vjet më parë jo shumë larg nga vendi ku sot të gjithë bëjnë nderimet e tyre, bota u neverit dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet makabre të masakrës së Reçakut, krimin që ndodhi mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Civilëve duarthatë, mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit të gjenocidal të Millosheviqit”, deklaroi Osmani.

Më tej, Osmani deklaroi se kjo masakër ka dëshmuar se Serbia kishte qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve.

“Atë ditë ‘Kodra e Bebushit’ siç njihet nga banorët lokal ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, pasqyrim i synimit shfarosës e gjenocidal të regjimit të Millosheviqit. Ishte pasqyrim i masakrave ndaj njerëzve që gjendeshin në shtëpitë e tyre dhe të cilët u përballën me egërsinë e forcave policore dhe ushtarake serbe”, ka thënë ajo.

Presidentja theksoi se e vërteta për Reçakun është e fuqishme dhe nuk mund të ndryshohet.

“Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzit, por edhe shpërfaqje e qëllimit të Serbisë së atëhershme, për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. E Reçaku ishte një nga masakrat e shumta të tmerrshme. Mohimi i fakteve të luftës përmes rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje e krimit. E vërteta për Reçakun është shumë më e fuqishme se çfarëdo propagandë nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit”, ka thënë ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT SHPALLET FITUESI I BIG BROTHER VIP"/ Posteri në selinë blu po bën xhiron e rrjetit
Previous article FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT