Prokuroria e Krimeve të rënda ka thirrur në 8 persona për “Masakrën e Peshkopisë”. Mësohet se 8 personat do të japin dëshmitë e tyre në Prokurori në lidhje me këtë ngjarje.
Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u mor në pyetje Fredi Bejleri, i cili është në hetim si i përfshirë në këtë masakër, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.
Burime bëjnë me dije se sot është marrë në pyetje Mihallaq Kokoveshi, si person në dijeni.
Dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u mor në pyetje Fredi Bejleri, i cili është në hetim si i përfshirë në këtë masakër, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.
Masakra e Peshkëpisë
Më 10 prill të 1994, ndodhi masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy persona. Organizata ‘MAVI’ njihet si terroriste në Greqi.